Geeksphone, telefon me dy sisteme operative

Geeksphone është duke punuar në një model të ri të telefonit të mençur i cili do të jetë unik, pasi që do të bart dy sisteme operative njëkohësisht, përkatësisht do të bazohet në Android të Google dhe një sistem tjetër operativ alternativ.

Sistemi kryesor operativ do të jetë Android, ndërsa platforma e dytë do të jetë ndihmesë për punë në platformën e dyfishtë, dhe sipas të gjitha gjasave versioni i dytë i sistemit operativ do të jetë ai i Mozilla’së, Firefox OS.

Siç bëhet e ditur, sistemi operativ do të mund të ndryshohet me një klik të vetëm, i cili do të mundësohet gjithashtu nga ndërfaqja e cila do të jetë e lehtë për tu përdorur. Në formë të njëjtë do të vijnë edhe përditësimet e sistemeve operative, apo edhe instalimi i pakove të reja softuerike. / Tg /kohaislame

Artikulli paraprak85 persona barazuan pasurinë e tyre me gjysmën e botës (rreth 3.6 miliardë vetë)
Artikulli vijuesTurqi: Banka Qendrore kundër Erdogan