Gjendet bomba e Luftës së Dytë Botërore në Koln

Për të neutralizuar bombën e cila peshon një ton është kërkuar evakuimi i banorëve kryesisht ata që banojnë në lagjet Riehl ve Mülheim të qytetit.
 
Në Köln të Gjermanisë evakuohen afërsisht 20 mijë persona për shkak se është gjendur një bombë e pa-shpërthyer e mbetur që nga Lufta e Dytë Botërore.
Për të neutralizuar bombën e cila peshon një ton është kërkuar evakuimi i banorëve kryesisht ata që banojnë në lagjet Riehl ve Mülheim të qytetit.
 
Theksohet se zona evakuuar është në një diametër 1 kilometër dhe në të njëjtën kohë është përfshirë edhe evakuimi i një shtëpie të kujdesit të të moshuarve ku strehohen 1 mijë e 300 persona.
 
Qytetarët e evakuuar janë vendosur përkohësisht nëpër spitale dhe në zonat e panaireve përreth.
 
Zëdhënësi i bashkisë ka njoftuar se shkollat dhe kopshti zoologjik përreth janë mbyllur për shkak të mundësisë së efektshmërisë së bombës dhe gjithashtu se bomba do të mund të neutralizohet pas orarit të drekës.
 
Edhe javën e kaluar në Hanover të Gjermanisë ishin evakuuar 31 mijë persona për shkak të një bombe të pa-shpërthyer e cila ishte nxjerrë nga nëntoka dhe e cila ishte përcaktuar se ishte hedhur nga forcat ajrore të SHBA-së gjatë Luftës së Dytë Botërore.kohaislame
Artikulli paraprak765 të vdekur nga temperaturat e larta në Indi
Artikulli vijuesThaçi në KS: Kosova dënon incidentet në Kumanovë dhe përkrah Maqedoninë stabile