Kompania bordi i së cilës udhëhiqet nga Gjenerali Wesley K. Clark ka kërkuar të ketë monopolin në hulumtimin e rezervave të qymyrit në Kosovë.
Kompania “Envidity Energy Inc” ka kërkuar nga Komisionit i Pavarur për Miniera dhe Minerale tri licenca për hulumtim të qymyrit dhe bitumit në territorin e Kosovës.
Territori të cilin e ka kërkuar kjo kompani përbën më shumë se 1/3 e gjithë territorit të Kosovës. Gazeta JnK ka siguruar dokumente që dëshmojnë se Envidity ka kërkuar licencë për hulumtim në 3 mijë e 483 kilometra katrorë. Pjesët e kërkuara për hulumtim tashmë njihen si bazene të qymyrit e të në cilat thuhet se janë rreth 12 miliardë tonelata qymyr.
Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.
Tash Wesley K. Clark është kryetar i bordit të Kompanisë Kanadeze “Envidity”, e cila ka degën e saj në Kosovë, Envidity Energy Kosova LLC, përmes të cilës janë bërë kërkesat nëpër institucionet e Kosovës.
Licencën e parë, kjo kompani e ka kërkuar për rajonin e Vushtrrisë, por në të cilën preken qytete si Prishtina, Skenderaj, Drenasi e Podujeva. Kjo kërkesë për hulumtimin e qymyrit dhe bitumit është bërë në vitin 2013. Licenca e kërkuar është bërë për një sipërfaqe prej 327 kilometra katrorë.
Licenca e dytë është për rajonin e Vitisë, por që prek qytete si: Lipjani, Fushë Kosova, Kaçaniku, Shtimja dhe Ferizaj. Sipërfaqja e kërkuara është 876 kilometra katrorë.
Licenca e tretë për hulumtim të thëngjillit dhe bitumit, është për rajonin e Dukagjinit. Është bërë kërkesë për licencë për hulumtim për gjithë basenin e Dukagjinit me një sipërfaqe prej 2 mijë e 279 kilometra katrorë. Territori në të cilin synohet të hulumtohet prek komunat: Klinë, Prizren, Deçan, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Mamushë, Skenderaj, Junik dhe Suharekë.
Kërkesa për marrjen e licencave në KPMM është bërë në vitin 2013 dhe në vete nënkupton – aktivitetet që kanë për qëllim konstatimin e prezencës, cilësisë dhe sasisë së resursit miniera- në këtë rast qymyrit.
Gazeta JnK ka dërguar pyetje tek kompania Envidity rreth kërkesës së bërë për hulumtim të qymyrit. Përfaqësues të kompanisë e kanë konfirmuar pranimin e pyetjeve dhe Gazeta JnK është në pritje të përgjigjeve.
KPMM-ja fillimisht e ka shtyrë vendimin për aplikacionin që ka bërë kompania Envidity. Kurse, në muajin gusht të vitit 2015, bordi i KPMM-së ka marrë vendim që të mbyllet kërkesat e kompanisë me seli në Kanada për Licencë për Hulumtim për Thëngjill dhe Bitumen.
“Bordi i KPMM-së konstatoi se ky aplikacion duhet të mbyllet, pasi që paraprakisht ndërmarrja (para aplikimit në KPMM) duhet të përfundojë procedurat e paraparë sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe nenin 13 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale”, thuhet në vendimin e bordit të KPMM-së.
Kompania duhet të bëhet një kërkesë të re për licencë në KPMM, pasi përfundimit të procedurës në Kuvendin e Kosovës.
Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, thotë se nëse projekti miratohet në Kuvend, atëherë KPMM-ja duhet t’i lëshojë licencat e nevojshme në përputhje me ligjin.
e hijezuara shihen vendet në të cilat kompania Envidity ka kërkuar licencë hulumtimi për qymyr në Kosovë.
“Nëse merr vendim qeveria dhe Kuvendi, atëherë kompania duhet të aplikojë në KPMM për licencë të hulumtimit që kanë një afat prej 2 vjet. Duhet të paraqes programin e hulumtimit dhe dinamikën e hulumtimit”, tha Krasniqi. “Nëse hulumtimi përfundon me sukses, ai aplikon për licencën e shfrytëzimit”.
Krasniqi thotë se kompania ka aplikuar për një sipërfaqe të madhe për hulumtim, mirëpo me rastin e aplikimit për shfrytëzim kompania mund ta lokalizojë vendin në të cilin do të kryhet aktiviteti minerar.
Përshtatja e ligjeve
Gazeta JnK ka gjetur se qeveria e Kosovës e ka shtyrë këtë projekt përpara duke e ndryshuar edhe bazën ligjore.
Ligji për miniera dhe Minerale kërkonte që të ketë proces konkurrues për shfrytëzimin e qymyrit.
Sipas nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, të gjitha licencat për hulumtim apo shfrytëzim që kanë të bëjnë me mineralet energjetike do të jepen vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.
Kjo ishte ndryshuar. Ndryshimi kryesor i bazës ligjore është shtimi i një neni tek Ligji për Miniera dhe Minerale për të mundësuar që mineralet energjetike (qymyri) të jepet në shfrytëzim edhe pa proces tenderues.
“Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme të këtij neni, shprehimisht përcaktohet se kërkesa për proces konkurrues të tenderimit sipas paragrafit 1. te këtij neni nuk do të aplikohet për një licencë për një Mineral Energjetik nëse, për shkaqe që ndërlidhen drejtpërdrejt me nevojën për të siguruar sigurinë e furnizimit energjetik ose tërheqjen e investimeve të konsiderueshme direkte në Kosovë, Komiteti për PPP i rekomandon Qeverisë vendimin për aprovim me të cilin konstaton se ka interes publik në lëshimin e kësaj licence për një investitor specifik, Qeveria nxjerr një vendim të tillë të cilin e dërgon për miratim në Kuvend”, thuhet në paragrafin e 7 të nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, i cili i është shtuar më plotësim-ndryshimin e ligjit.
E pas miratimit nga Kuvendi, Ligji e obligon KPMM-në që t’ia lëshojë licencat e nevojshme investitorit.
“Pas miratimit nga Kuvendi, KPMM duhet të lëshoj licencën atij investitori, me kusht që kushtet e licencës të jenë në përputhshmëri me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji dhe investitori i përmbush të gjitha kriteret e kualifikimit të përcaktuara sipas këtij ligji”, thuhet tutje në këtë paragraf.

Gjenerali amerikan Wesley Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë. Foto: NATO
Ligji për miniera dhe Minerale lejon edhe mundësinë e hyrjes së qeverisë në marrëveshje për investim me investitorin specifik nëse plotësohen disa kushte. Kushti i parë është që marrëveshja për investim të jetë në përputhshmëri me ligjin e aplikueshëm, si dhe të plotësojë kushtet e licencimit të përcaktuara me ligj.
“Dhe…marrëveshja për investim përfshin përfitime si dhe shpërndarje optimale të rrezikut për Republikën e Kosovës duke tërhequr investime të konsiderueshme direkte apo sigurimin e sigurisë së furnizimit energjetik”, thuhet tutje në paragrafin e 8, neni 18 i ligjit për Miniera e Minerale.
Hulumtimi i Gazetës JnK tregon se projekti ka qenë në fazë shumë të avancuar në vitin 2014, kur qeverinë e ka udhëhequr Hashim Thaçi, tash president i Kosovës. Mirëpo, gjithçka kishte nisur që nga fillimi me ndërrimin e qeverisë.
Kompanisë i është kërkuar që të bëjë edhe një prezantim para ministrave të qeverisë Mustafa.
Komiteti Për Partneritet Publiko-Privat kishte marrë vendim me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e Kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.
Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin e Komitetit për PPP. Pas miratimit të vendimit, i njëjti është përcjellë në Kuvendin e Kosovës për miratim. Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat. Ishte paraparë që projekti i kompanisë Envidity të shqyrtohet në Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, por mbledhja ishte shtyrë në mungesë të kuorumit.
Anëtarëve të këtij Komisioni u ishte dorëzuar një prezantim i bërë nga kompania në power-point, në të cilën është shpjeguar projekti i Kompanisë Envidity. Në këtë prezantim, të cilin e ka siguruar Gazeta JnK, është shpjeguar në detaje teknologjia që pritet të përdoret në këtë projekt dhe mënyrës e prodhimit të naftës. Gjithashtu, në pjesën e fundit janë dhënë profilet e personave që do të punojnë në këtë projekt, të cilëve iu prin Gjenerali Clark.
Nëse projekti kalon edhe në Kuvendin e Kosovës, Qeverisë i hapet rruga për të hyrë në negociata me kompaninë bordi i së cilës udhëhiqet nga Gjenerali Clark. Hyrja ne negociata është paraparë edhe në vendimin e qeverisë së Kosovës, me numër 05/106.
“Pas aprovimit të këtij vendimi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, do të themelohet ekipi për përgatitjen dhe negocimin e marrëveshjes…”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.
Ministria e Financave thotë se ende nuk e kanë formuar ekipin që do të hyjë në negociata me kompaninë me bazë në Kanada.
“Ekipi do të themelohet vetëm pasi të marrim aprovimin nga Kuvendi. Kjo është në përputhje me Vendimin e Qeverisë”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Financave.
Monopoli i kërkuar mund të shfrytëzohet për tregti
Lorik Haxhiu, ekspert i energjisë dhe resurseve energjetike, e sheh me dyshime kërkesën për hulumtimin e 1/3-ës së territorit të Kosovës për qymyr.
“Në rast se ndonjë kompani ka aplikuar për licencë të hulumtimit për të gjitha fushat e hulumtuara më herët dhe zonat e gjëra përreth tyre, apo rreth 1/3 e gjithë territorit të Kosovës, atëherë kjo ngrit dyshime për qëllimet e kësaj kompanie”, tha Haxhiu.
Dhënia e licencës për hulumtim, sipas tij, në fakt është e drejtë ekskluzive mbi qymyrin.
Dokumenti që iu prezantua anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik
“Sipas ligjeve në fuqi, ai i cili ka licencë të hulumtimit mban të drejtën ekskluzive edhe për marrjen e licencën së shfrytëzimit, respektivisht të aplikojë për transferim të licencës”, ka shpjeguar ai.
Sipas tij, hulumtime për rezervat e qymyrit janë bërë, në të kaluarën, nëpër zona të ndryshme qymyr-mbajtëse. Punimet kërkimore të kryera më herët, sipas tij, vërtetojnë dhe kategorizojnë vendburimet ekzistuese të linjitit sipas rezervave, cilësisë, dhe kushteve të shfrytëzimit.
“Kjo do të thotë se në Kosovë dihen zonat të cilat janë të gatshme për investime konkrete që bazohen në shfrytëzimin e linjitit”, ka thënë Haxhiu.
“Pra nëse kemi ndonjë investitor serioz i cili dëshiron të zhvillon njërën nga këto fusha, atij i jepen në dispozicion shënimet ekzistuese dhe pastaj investitori të paraqet projektin konkret para institucioneve si për marrjen e lejes për hulumtim/ shfrytëzim, pëlqime dhe leje mjedisore, dhe leje tjera që mund t’i duhen.”
Haxhiu thotë se hulumtimi i rezervave është biznes i shtrenjtë. Për një territor të tillë çfarë ka kërkuar kompania Envidity duhet të paguhen 3.5 milionë euro në vitin e parë, 7 milionë në vitin e dytë dhe 10 milionë euro në vitin e tretë.
“Nëse ndonjë kompani dëshiron të marrë licencë për hulumtim me sipërfaqe prej 3483 kilometra katrorë, atëherë nga kjo kompani pritet që të shpenzojë minimumin prej 10 euro/hektarë në vitin e parë, 20 euro/hektarë në vitin e dytë, dhe 30 euro/hektarë në vitin e tretë”, thotë Haxhiu.
Përveç kësaj, një hulumtim i tillë, do të kërkojë një investim prej rreth 150 milionë euro.
Synohet prodhimi i 15 milionë litra naftë
Envidity shpreson se do të prodhojë deri në 100,000 barelë të naftës në ditë, ose 15 milionë litra, duke përdorur teknika pak të njohura – proceset e Gazifikimit Nëntokësor të Thëngjillit dhe Gazit të Kthyer në lëng. Deri në finalizim të projektit, kompania kishte premtuar një investim deri në 8 miliardë dollarësh.
Lënda djegëse sintetike – nafta dhe vajguri – mund të përdoren për të krijuar rrymë, plehra dhe në prodhim të plastikës. Lënda djegëse po ashtu është testuar me sukses nga Forcat Ajrore të SHBA-së për të ndezur aeroplanët luftarakë.
“Pas marrjes së licencës për hulumtim, ne propozojmë të fillojmë me shpime të avancuara dhe teknologji sizmike për të përcaktuar se sa resurse të thëngjillit të reja ekzistojnë thellë në tokë, në zonën e Basenit të Dukagjinit”, Jeff Brook, shef ekzekutiv, ka shkruar në letrën e aplikimit, e cila ishte kopjuar edhe për kryesuesin e firmës, Wesley Clark, për të cilën kishte raportuar Gazeta Jeta në Kosovë në të kaluarën.
“Hulumtimi ynë do të kryhet jashtë hapësirës e cila tashmë është identifikuar si një sipërfaqe e përshtatshme për minierë sipërfaqësore të thëngjillit”, thuhet në letër.
Kosova është ndër vendet më pasurit më të mëdha të qymyrit. Basenet më të rëndësishme të qymyrit (linjitit) në Kosovë janë: – Baseni i Kosovës; – Baseni i Dukagjinit dhe – Baseni i Drenicës. Në strategjinë e Energjisë thuhet se llogaritet se në tri basenet e qymyrit janë rreth 12 miliardë tonelata qymyr. Nëse e marrim për kalkulim qymyrin që shpenzohet për prodhimin aktual të energjisë nga KEK (në mes të 10-11 milionë tonelata në vit), i bie që me rezervat e qymyrit mund të prodhohet edhe 10 shekuj sasia e energjisë që prodhohet nga KEK-u.
Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë