Gjykata dyshon se Sami Lushtaku theu rregullat e lirimit

Në seancën e sotme të “Grupit Drenica”, kryetari i trupit Gjykues, Darius Silicki, tha se i akuzuari Sami Lushtaku mund të ketë thyer rregullat e lirimit me dorëzani të përcaktuara më 18 dhjetor të vitit të kaluar.
 
“Ne e kemi pranuar një informatë se klienti juaj i ka thyer rregullat e qëndrimit në tubimin ku janë më shumë se dhjetë persona”, tha Silicki duke iu drejtuar Arianit Kocit, avokatit të Sami Lushtakut.
 
Arianit Koci tha se klienti i tij këtë kufizim e ka shkelur me leje të gjykatës.
 
“Kur klienti im i ka prishur rregullat i ka prishur me leje të gjykatës”, u përgjigj Koci.
 
Silicki deklaroi më pas se do të kërkojë raport shtesë për këtë shkelje të mundshme nga Lushtaku, pasi tha se kjo gjë ende nuk është vërtetuar.
 
Kur u liruan me dorëzani më 19 dhjetor të vitit të kaluar Lushtaku dhe të tjerët e Grupit Drenica”, atyre iu ndalua mes tjerash bashkimi me ndonjë grup ku janë më shumë se dhjetë veta.
 
Gjatë seancës, prokurori Charles Hardaway bëri të ditur se ka prova të reja kundër të akuzuarve nga një dëshmi e dhënë nga një dëshmitar, dy javë pasi u arrestuan tash të akuzuarit.
 
Prokurori tha se bëhej fjalë për dëshminë e atëhershme të “Dëshmitarit C”.
 
“Ai nuk ka mundur ta thotë dhe ta dëshmojë në gjykatë, atë që e ka dëshmuar në procedurën paraprake, tha prokurori për ‘Dëshmitarin C”, tha prokurori.
 
“Dëshmitari C” kur dha dëshminë në dhjetor të vitit të kaluar mohoi deklaratat e mëhershme të dhëna në Prokurorinë e EULEX-it.
 
Kryetari i trupit gjykues Silicki e pyeti më tutje prokurorin se a po i bie kjo se është bërë presion dhe ndikim i paligjshëm mbi “Dëshmitarin C”.
 
Prokurori Hardaway kësaj pyetje iu përgjigj shkurt me “Po”.
 
Seanca është duke vazhduar./kallxo/.kohaislame
Artikulli paraprakGërmime në Novi Pazar, dyshohet për varr masiv
Artikulli vijuesErdogan: Edhe Armenia të hapë arkivat e saj