Reagimi i Google erdhi menjëherë pas shqetësimeve të ngritura nga Quartz ku një zëdhënës i kompanisë konfirmoi një gjë të tillë të paktën për 11 muajt e fundit.
Një hetim i Quartz zbuloi se telefonat Android dërgojnë të dhënat e vendodhjes tek Google edhe nëse përdoruesi ka çaktivizuar lokalizimin e tij.
Quartz e njëjta gjë ndodh edhe kur telefoni rikthehet në gjendjen fillestare. Telefonët Android dërgonin të dhëna të vendodhjes sa herë që hynin në mbulimin e një antene celulare edhe nëse nuk kishin një kartë SIM.
Përdoruesit nuk ka një mënyrë për të parandaluar këtë fenomen edhe sikur të heqin kartën SIM apo të ç’aktivizojnë Wi-Fi.
Reagimi i Google erdhi menjëherë pas shqetësimeve të ngritura nga Quartz ku një zëdhënës i kompanisë konfirmoi një gjë të tillë të paktën për 11 muajt e fundit.
Ai tha se të dhënat e grumbulluara asnjëherë nuk janë ruajtur e as përdorur duke shtuar se kompania ka në plan të ndalojë këtë fenomen deri në fund të këtij muaji.
“Në Janar të këtij viti filluam të përdornim kodet celulare për të përmirësuar shpejtësinë dhe performancën e dërgimit të mesazheve,” tha një zëdhënës i Google.
Çfarëdo të ketë qenë arsyeja e eksperimentit të Google, është një tjetër shembull i keq i një kompanie impakti i së cilës shtrihet në jetët e pothuajse çdo njeriu në planet të cilët nuk janë në dijeni se privatësia e tyre po cënohet.
Informacioni mbi vendodhjen është kaq sensitiv saqë me anë të tij mund të përcaktohet edhe vetë stili i jetesës së përdoruesit. Ndërsa të dhënat e vendodhjes që vinë nga antenat celulare nuk janë të një saktësie të lartë, një kombinim mes disa antenash mund të përcaktojë saktësisht vendodhjen.