Grat ndahen nga burrat, divorcet ngrisin alarmin në Maqedoni!

Shkup, 31 gusht- Në Maqedoni po zvogëlohet numri i kurorëzimeve, ndërsa rritet numri i divorceve. Kështu flasin statistikat. Numri i divorceve gati dyfishohet kohën e fundit tek çiftet bashkëshortore në vendin tone, ndërsa të rinjtë shumë më rëndë vendosin që të kurrorëzohen. Kështu flasin të dhënat më të reja të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni, raporton Zhurnal.
Për dallim nga viti 2009 kur ka pasur 14.929 kurorëzime të reja, ndërsa janë evidentuar 1287 raste të shkurorëzime.
Mirëpo në vitin 2013 ka pasur 13.982 kurorëzime, ndërsa shkurrzimet kanë arritur rekordin, që të regjistrohen gjithsej 2045 raste divorci në Maqedoni.
Nga këto statistika del se numri i divorceve gati dyfishohet kohën e fundit tek çiftet bashkëshortore në vendin tone, ndërsa të rinjtë shumë më rëndë vendosin që të kurorëzohen.
Divorcet e regjistruara nëpër gjykatat tona tronditin shumë familje. Në gjykatat tona, sipas këtyre statistikave shpesh paraqiten shifra të betejave të çifteve për t`i dhënë fund martesave të tyre nëpër sallat e gjykatave.
Burime të portalit tonë saktësojnë se realisht si në gjykatat tjera të Maqedonisë e sidomos në atë të Shkupit çështjet për divorcin janë shtuar nga viti në vit, e kjo jo vetëm për numrin e madh të popullsisë, por edhe për një sërë faktorësh të tjerë.

 

© ZHURNAL.mk
Artikulli paraprakMbi 12 milionë persona në Siri kanë nevojë për ndihma humanitare
Artikulli vijuesRinia shqiptare ik në Evropë dhe Amerikë, Maqedonia po zbraset nga shqiptarët?!