Raporti përfundimtar i autopsisë së viktimës Hamdi Sopa konfirmon gjetjet e raportit preliminar, i cili konstaton vrasjen e ish-zyrtarit të Qeverisë Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë e ka në duart e saj raportin përfundimtar të autopsisë rreth motiveve të vdekjes së ish-zyrtarit të Qeverisë, Hamdi Sopa.
Gazeta “Kosova Sot” ka mësuar se prokurori i rastit Blerim Isufaj ka një muaj që e posedon raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, në të cilin shpjegohen shkaqet e vdekjes së Sopës pesë muaj më parë, pas hedhjes së tij nga kati i nëntë i banesës.
Ky raport konstaton se shenjat në trupin e viktimës nuk kanë të bëjnë me një vetëvrasje, por vrasje.
Gjetjet e këtij raporti janë të njëjta me ato të raportit preliminar që i ishin dorëzuar prokurorit një javë pas vdekjes së Sopës, gjë e cila pati shtyrë prokurorin të urdhëronte arrestimin e tri të dyshuarave Teuta, Artina dhe Erna Sopa për vrasjen e bashkëshortit, përkatësisht babait të tyre.
You Might also Like
Ramushit dhe Lushtakut ua “dinë” edhe të huajt "forcën"
Edhe ambasadorët e huaj në Kosovë janë në dijeni për namin që kanë disa nga…
By
1 Min Read
Fatmir Limaj: Nuk e njoh më PDK-në
Limaj sqaroi edhe pozicionin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës. “Jam njëri ndër themeluesit…
By
2 Min Read
Këta janë 15 avokatët nga Kosova që do të mbrojnë rastet në Gjykatën Speciale
Në listën e avokatëve që është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale persona nga…
By
1 Min Read
Pacolli: Deklarata e Jeremicit sikurse ato të Hitlerit
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka reaguar lidhur me deklaratën e ish- ministri të Jashtëm serb Vuk…
By
3 Min Read
Jo gjashtëpikëshit të Banit!
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar zërat se në dialogun për veriun…
By
1 Min Read
Dita e parë e seancës që vendos për fatin e të akuzuarve në “Grupin e Drenicës”
Gjëja e parë që e ka bërë të qartë kryetari i trupit gjykues, në rastin…
By
6 Min Read
