Kuvendarja e VV-së në Prizren, Drita Millaku, dyshon se në Shkollën Fillore “Lekë Dukagjini” në Prizren, një arsimtar punon me diplomë të falsifikuar. Ajo shpreh habinë e saj, se si Drejtoria e Arsimit, nuk ka marrë masa ndaj këtij arsimtari.
“Në këtë shkollë një arsimtar punon me diplomë false”, tregon ajo.
Millaku këtë çështje e ka ngritur edhe në Kuvend.
Ajo, ka shtruar një pyetje për drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, se sa është numri i mësimdhënësve në Prizren, që punojnë me diplomë të falsifikuar?
“Nuk kam informacione se në këtë shkollë punon ndonjë arsimtar me diplomë të falsifikuar”, përgjigjet Çoçaj.
Drejtori Çoçaj tregon se institucioni që drejton, nga viti 2009 ka kërkuar verifikimin e diplomave të mësimdhënësve.
“Unë nuk kam dijeni se në këtë shkollë, punon ndonjë arsimtar me diplomë të falsifikuar”.
“Policia është duke i hetuar diplomat e mësimdhënësve”, tregon Çoçaj, transmeton PrizrenPress.