Hillary Clinton, kandidatja për president/e nga radhët e demokratëve, ka bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pranojnë 65.000 refugjatë sirianë, shkruan The Huffington Post, përcjellë Klan Kosova.
Presidenti Barack Obama, ka njoftuar administratën e tij të përgatitën për pranimin e të paktën 10.000 refugjatëve, por zërat që janë pro pranimit të refugjatëve në Amerikë, kanë thënë se ky numër është shumë i vogël, kur dihet se deri më tani 4 milionë njerëz kanë ikur nga Siria.
Clinton, në CBS, ka thënë se SHBA-të duhet të bëjnë më shumë”.
“Jemi duke u përballur me krizën më të madhe të refugjatëve prej Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë ajo. “Dua të shoh që nga 10.000 në fillim, të marrim një numër më të madh, për shembull 65.000, dhe të vëmë në vend mekanizmat që do të rehabilitonin të ardhurit”.
Ajo ka thënë se gatishmëria e vendi duhet të përqendrohet tek refugjatët e persekutuar.