Anëtare të eurozonës janë 12 nga 15 shtetet e BE-së (Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Belgjika, Luksemburgu, Hollanda, Austria, Finlanda, Greqia dhe Irlanda).
Më 1 janar 2002 euro-ja zëvendësoi monedhat e vjetra kombëtare. Siç tregon grafiku, vlera e monedhave evropiane gjithmonë ka lëvizur në krahasim me dollarin, madje edhe gjatë kohës kur janë zhvilluar debate rreth euros.
Lindja e Sistemit Monetar Evropian
Ishte kriza ekonomike e viteve 1970 që çoi në planet e para për një monedhë të vetme.
U braktis sistemi i vlerave të fiksuara të këmbimit të lidhura me dollarin amerikan.
Udhëheqësit evropianë ranë dakord të krijonin një sistem zinxhir monedhash, që lidhte monedhat evropiane me njëra-tjetrën.
Por sistemi menjëherë iu vu nën presionin e dollarit të fuqishëm, duke iu hapur probleme vendeve evropiane me ekonomi më të dobët.
Marrëveshja e Plaza-s
Në vitet 1980-të dollari u forcua shumë. Përqindjet amerikane të interesit ishin shumë të larta. Shkak për këtë ishte një mosmarrësheje midis administratës së Reganit dhe bankës qëndrore amerikane lidhur me madhësinë e defiçitit buxhetor. Në vitin 1986 vendet kryesore industriale të botës ranë dakort që të veprojnë për të ulur vlerën e dollarit. Marrëveshja e suksesshme u arrit në hotelin Plaza të Nju Jorkut.
Traktati i Mastrihtit
Më 1991, 15 anëtarët e Bashkimit Evropian, që u takuan në qytetin hollandez të Mastrihtit, ranë dakord të krijonin një monedhë të vetme në kuadrin e përpjekjeve për Bashkim Ekonomik dhe Monetar.
U vendosën kritere të rrepta për anëtarësim, ku përfshiheshin edhe objektivat për inflacionin, përqindjet e interesit dhe defiçitet buxhetore.
U themelua një Bankë Qëndrore Evropiane për të përcaktuar përqindjet e interesit. Britania dhe Danimarka vendosën të mbeten jashtë këtyre planeve.
Kriza e MVK-së
Mekanizmi i Vlerës së Këmbimit – i krijuar më 1979 – shërbente për të ruajtur qëndrueshmërinë e vlerave të monedhave evropiane.
Por frika se votuesit mund të refuzonin traktatin e Mastrihtit, bëri që spekulatorët e valutave të vinin në shënjestër monedhat më të dobëta.
Në shtator 1992 Britania e Madhe dhe shtetet e tjera të BE-së u detyruan të zhvleftësonin monedhat e tyre. Vetëm franga franceze arriti të mbrohej me sukses nga spekulatorët.
Kriza aziatike
Turbullirat në tregjet e monedhave aziatike filluan në korrik 1997 në Tajlandë dhe u përhapën me shpejtësi anekënd ekonomive kryesore aziatike, duke përfshirë edhe ekonomitë e Rusisë dhe Brazilit.
Huadhënësit e jashtëm tërhoqën fondet e tyre nga frika e një krize globale financiare, si pasojë e së cilës u forcua dollari.
Shumë shtete të BE-së po hasnin në vështirësi në përpjekjen e tyre për të shkurtuar defiçitet buxhetore me qëllim që të plotësonin kriteret për anëtarësim.
Futja e EURO-s në zbatim
Euro-ja u fut në zbatim më 1 janar 1999 si monedhë elektronike, që përdorej nga bankat, këmbyesit e huaj, firmat e mëdha dhe bursat.
Banka e re Qëndrore Evropiane vendosi përqindjet e interesit për mbarë eurozonën.
Por pasiguria lidhur me politikën e saj dhe mosmarrëveshjet publike midis qeverive anëtare e dobësuan vlerën e euro-s në tregjet e jashtme të këmbimit.
Ndërhyrja e Bankës Qendrore
Vetëm pas 20 muajsh euro-ja kishte humbur afro 30% të vlerës në krahasim me dollarin. Banka Qëndrore Evropiane dhe bankat e tjera qëndrore bashkuan forcat më në fund për të shtuar vlerën e saj.
Ky hap ndihmoi që nën euro-n të vendoset një dysheme – por ajo ende nuk e ka rimarrë vlerën e saj. Një euro e dobët ndihmonte eksportet evropiane, por minonte besimin tek monedha dhe ushqente presionet inflacioniste./Kumti.com