Hocevar: Papa nuk do ta njoh Kosovën!?

Kryepeshkopi i Beogradit, Stanislav Hocevar, thotë se Vatikani, as pas zgjedhjes së Papës së ri, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, “Selia e Shenjtë ka qenë gjithmonë në anën e drejtësisë” dhe për këtë arsye ai beson se “Vatikani edhe pas emërimit të Papës Françesko i I-rë do të ruaj qëndrimin për mos pranimin e pavarësisë së Kosovës”.

“Do të vazhdojë në këtë drejtim, sepse kjo është traditë logjike”, tha Hocevar për Tanjug, duke shtuar se nuk është mirë që nga kreu i Kishës të priten zgjidhjet politike.

“Të gjitha kishat duhet së pari të dinë se fuqia e tyre është në spiritualitet dhe besnikëri ndaj ungjillit. Sa më shumë që populli serb do të jetë besnik ndaj ungjillit, aq më shumë do të lindin efekte të tjera pozitive”, tha Hocevar.

Sipas tij, kreu i ri i Kishës Katolike Romake është një njeri që di dhe i kupton nevojat e të gjithë njerëzve, “i cili me mënyrën e tij të jetës do t’ju afrohet të gjithëve, përfshirë edhe popullin serb”.

Hocevar, i cili gjatë konklavës ishte në Romë, tha zgjedhja e Papës është ngjarje me rëndësi planetare e jo vetëm për Kishën Katolike.

“Emërimi i një jezuiti me emrin Françesko nga Amerika e Jugut është vepër e Shpirtit të Shenjtë. Kjo ka dëshmuar se nuk është struktura e kishës ajo që udhëheq, por Fryma e Perëndisë”, tha Hocevar.kohaislame

Artikulli paraprakHelmohen nxënësit e Gjimnazit në Skenderaj
Artikulli vijuesTorres bën historinë,shënon në 7 gara në një sezon