Në deklaratën në të cilën u njoftua se është anuluar leja për uljen e avionit të ministrit Çavuşoğlu, pretendohet se anulimi është bërë për arsye të “sigurisë publike”
Qeveria e Holandës ka anuluar lejen për uljen e avionit të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, është pohuar se Holanda dëshiron një zgjidhje të pranueshme, por deklaratat në lidhje me sanksionet janë duke e bërë të pamundur zgjidhjen.
Në deklaratën në të cilën u njoftua se është anuluar leja për uljen e avionit të ministrit Çavuşoğlu, pretendohet se anulimi është bërë për arsye të “sigurisë publike”.
Çavuşoğlu planifikonte që pas anulimit të aktiviteteve të cilat ishin të planifikuar më herët, sonte të mbaj një fjalim në Shtëpinë Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Rotterdam.