Sipas një ankete të Qendrës së Hulumtimit të Opinionit Publik, Maurice de Hond, VVD e cila kryeson, pritet që të nxjerrë 24 deputetë në parlamentin e ardhshëm
Votat e partive të vogla në Holandë, vend ku kohët e fundit janë shtuar shumë thirrjet dhe fjalimet kundër të huajve dhe raciste, do të përcaktojnë të ardhmen e qeverisjes së vendit. Ndërsa partia muslimane e hapur nga Tunahan Kuzu i cili është përzënë nga Partia e Punëtorëve të Holandës (PVDA), dhe Selçuk Öztürk, pritet që të luaj një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë në vend.
Na ndajnë vetëm 2 ditë nga zgjedhjet që do të mbahen në Holandë. Partia e Kryeministrit aktual, Rutte, Partia Liberale (VVD) duket si kryesuese deri më tani, por asnjë parti nuk do të mundet të formojë qeverinë e vetme.
Sipas një ankete të Qendrës së Hulumtimit të Opinionit Publik, Maurice de Hond, VVD e cila kryeson, pritet që të nxjerrë 24 deputetë në parlamentin e ardhshëm.
Ndërsa e djathta radikale e Geert Wilders, e cila prej kohësh duket se ishte në vendin e parë, tashmë sipas sondazheve duket se ka rënë në vendin e dytë. Partia e Lirive (PVV) dhe Unioni i Demokratëve të Krishterë (CDA), pritet që të kenë nga 22 deputetë.
Sipas anketës nga kjo kompani thuhet se e Majta e Gjelbër (GL) pritet të nxjerrë 20 deputetë.
Në vend të politikave reale, armiqësi dhe racizëm
Ndërsa koha e zgjedhjeve afron, politikanë të shumtë në vend kanë rritur dozën e thirrjeve dhe fjalimeve raciste. Ndërkohë që axhendën e shumtë të fushatës e përcakton e djathta ekstreme, politikanë të qendrës bëjnë çmos për të rimarrë besimin e votave të ikura drejt ekstremit të djathtë, përmes thirrjeve kundër refugjatëve.
Shembulli i fundit i kësaj ishte edhe sjellja vandale ndaj ministrit turk të Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu dhe ministres turke për Politikat Sociale dhe Familjen, Fatma Betül Sayan Kaya, të cilët dëshironin të takoheshin me përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë me origjinë turke.
Nga ana tjetër PVV e cila ditët e fundit po pëson humbje në numrin e votave, ka nisur të rrisë dozat e fjalimeve kundër Islamit në vend duke thënë se Holanda duhet të pastrohet nga Islami, duhet të mbyllen xhamitë në vend, si dhe duhet të anulohen lejet e qëndrimit për refugjatët. Edhe pse në ulje thuhet se PVV do të jetë deri në momentin e fundit kokë më kokë me Unionin Demokrat të Krishterë dhe partinë e Kryeministrit Rutte, VVD.
VVD ka rritur dozat e racizmit për shkak se në zgjedhjet e fundit një pjesë e mirë të elektoratit të saj kaloi drejt PVV-së. Për këtë arsye është bërë shkas edhe e përshkallëzimit të krizës me Turqinë.
Deklaratat e fundit të Rutte-s se nuk do të bëjë kurrë koalicion me PVV-në, thënia të riut turk “ik zhduku” dhe dhënia e reklamës në gazetë me titull: “nëse nuk respekton rregullat ik nga vendi”, ka bërë që votat e partisë së tij, VVD të rriten ditët e fundit.
Nga ana tjetër edhe partia e zëvendëskryeministrit Lodewijk Asscher, pasi kuptoi se nuk do të mund të marrë votat e pakicave, ka rritur dozat e deklaratave kundër tyre dhe Turqisë.
Ndërsa CDA me projektligjin e vitit të kaluar për pengimin e financimit të xhamive nga jashtë vendit, ka marrë me vete zgjedhësit e djathtë.
DENK rol të rëndësishëm në formimin e koalicioneve
Për të formuar një qeveri, një partie në Parlamentin e Holandës me 150 karrige, i duhen të paktën 76 vota. Ndërsa zhvillimi i një fushate pothuajse të përafërt me njëra-tjetrën pritet që të bëjë edhe ndarjen e votave në Holandë pothuajse në mënyrë të barabartë.
Ndërsa partia DENK e themeluar nga muslimanët në vend, pritet të ketë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë.
DENK është themeluar nga Tunahan Kuzu dhe Selçuk Öztürk. Këta dy emra janë përjashtuar nga Partia PVDA pasi nuk dhanë votën pro politikave të integrimit.
Ndërkohë krahas kësaj partie në zgjedhjet e kësaj të mërkure në Holandë pritet të garojnë 27 kandidatë me origjinë turke në parti të ndryshme.
Skandali diplomatik i ndodhur në Holandë
Qeveria holandeze pengoi ministren turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayan Kaya, e cila kishte planifikuar të zhvillonte një takim me përfaqësuesit diplomatikë dhe qytetarët turq që jetojnë në Holandë.
Më pas MPJ e Turqisë dënoi pengesën dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.
Ndërsa qytetarët turq që jetojnë në Rotterdam kanë reaguar pas ndalimit të automjetit të ministres turke Sayan duke u tubuar në një protestë. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze, ndërsa në Ambasadën e Holandës në Ankara dhe Konsullatën e këtij vendi në Stamboll, qytetarë të shumtë u mbledhën për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë holandeze.