Shugurimi i Kishës së Abrahamit në Llapushnik, nuk është pritur mirë nga hoxha i Drenasit, mulla Osman Mulsiu.
Madje, ai nuk e quan fare kishë, por objekt pa leje.
Derisa ka thënë se nuk është kundër ndërtimit të objekteve fetare aty ku duhet, kurse ndërtimi i saj në këtë kodër, sipas tij, është bërë me qëllim të propagandës dhe përçarjes, raporton KTV.
Mulla Osmani për përçarjen mes popullit ka bërë fajtor Naim Tërnavën dhe Ipeshkvin Dodë Gjergji, të cilët i ka quajtur kontrabandues të fesë.
Një porosi hoxha e ka edhe për të parin e Kuvendit, Kadri Veselin, i cili të dielën mori në pjesë në shugurimin e kësaj kishe.
Ndërkaq, banorët e fshatit Llapushnik, të cilët e kishin kundërshtuar ndërtimin e kësaj kishe, nuk kanë folur para kamerës.