HP njofton nxjerrjen e laptopëve të rinj ProBook me ekran me prekje

Kompania Hewlett-Packard (HP) të hënën prezantoi një sërë serish të PC-ve të ardhshme që do nxjerrë bashkë me serinë e laptopëve të ProBook 400 të riut, duke përfshirë dhe një model 15.6 inç me ekran me prekje.

Sipas kompanisë HP, këta laptopë të rinj janë rreth 36 % më të hollë dhe 18% më të lehtë se paraardhësit e tyre.

Të pesë laptopët, që kanë target bizneset e vogla dhe të mëdha, kanë një ekran midis 13.3 inç dhe 17.3 inç. ProBook 450 që është 15.6 inç ka një ekran me prekje, modelet e tjerë përfshijnë një ProBook 430 13.3 inç, laptopët 14 inç ProBook 440 dhe 445, një Probook 15 inç 455 si dhe një Probook 17.3 inç 470

HP pretendon se bateria mund të mbajë deri në një jetëgjatësi prej 8 orësh për ProBook, por përsëri varet nga madhësia, përdorimi dhe faktorë të tjerë.

Laptopët do të jenë me një çmim duke filluar nga 499 $ dhe do të shpërndahen për tregun botëror duke filluar nga fundi i muajit.

ProBooks do të punojnë me Intel dhe procesorë Advanced Micro Devices, tha Kathy Nielsen, menaxhere produkti i kompanisë HP.

Opsionet e ruajtjes së laptopëve përfshijnë 126 GB drajver në gjendje solide, gjithashtu dhe një hardisk deri në 1 TB. Gjithashtu do të ofrohen edhe drajvera hibridë ku kombinohen disku rrotullues dhe ruajtje SSD.

Laptopët përfshijnë porta 3.0USB, një port HDMI dhe uebkamera. Sistemet e operimit janë Windows 8, WindoWs 7 dhe Suse Linux.

HP gjithashtu prezantoi një kompjuter me kosto të ulët HP 200 me ekran 14 inç dhe me ekrane 15.6 inç. Këto laptopë do të jenë të mundshëm duke filluar nga ky vit qoftë me procesorë AMD qoftë me Intel (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakTurqi-Izrael, Marrëveshje mbi një draft për një cështjen "Mavi Marmara"
Artikulli vijuesErdogan: Sulmet izraelite – një dhuratë për Asadin