Skype me verzion të ri

Kompania Microsoft ka publikuar verzionin e ri të Skype-it, i cili është ofruesi më i madh i shërbimit telefonik në internet.

Skype tani ofron disa funksione të reja, një nga të cilat është mundësia për të bllokuar kontakte të caktuara.

Në blogun zyrtar thuhet se përdoruesit tani do të kenë edhe cilësi më të mirë të fotografisë, ashtu si edhe shpejtësi më të madhe në instalimin e kontakteve të reja.

Verzoni i ri i Skype-it është në dispozicion për shkarkim të lirë.

Artikulli paraprakSerbët iu bllokuan rrugën dhe i sulmuan, ku mbetën edhe të therur
Artikulli vijuesSony, me linjë të telefonave CyberShot dhe Walkman