HP prezanton Slate21 Pro (all-in-one), PC-në e bazuar në Android

Listës së prodhuesve të cilët do të prezantojnë shumë produkte të reja në CES 2014 i ëhstë bashkangjitur edhe kompania HP, e cila do ta prezantojë kompjuterin e saj të ri personal të linjës All-in-One PC, i cili do të bazohet në sistemin operativ Android.
Modeli i ri i kompjuterit të HP-së, Slate21 Pro AIO, i mbështetur nga sistemi operativ Android 4.3 Jelly Bean sjell ekranin masiv të ndjeshëm në prekje me 21.5-inç në Full HD IPS dhe rezolucionin prej 1920 x 1080 pikselëve.

“HP Slate21 Pro AiO, kompjuteri i parë AiO në Android nga HP ofron integrim të plotë me telefonat dhe tabletët që bazohen në Android, me auto-sinkronizim përmes Google Cloud Services. Gjithashtu, ky model ofron edhe qasjen në veglat menaxheriale dhe aplikacione tjera të cilat janë në dispozicion përmes Google Play” thuhet në njoftimin e HP-së.

HP Slate21 Pro mbështetet nga procesori Nvidia Tegra 4 me 2GB RAM, 8.11 a/b/g/n dual band wireless, Bluetooth 4.0, kamerë të integruar high-definition (HD), si dhe ofron qasje në qindra aplikacione që gjenden në Google Play Store.

HP Slate21 Pro tashmë është vënë në dispozicion për shitje në SHBA, për një çmim të volitshëm prej 399 dollarëve, në të cilin përfshihet edhe tastiera dhe mausi. / Telegrafi /

Artikulli paraprakPoston foto me armë, kontrollohet nga policia
Artikulli vijuesSony sjell Xperia Z1 Compact, apo Z1 Mini