HRW: Obamës ndjeki penalisht zyrtarët CIA-s, që torturuan muslimanët e arrestuar

“Nëse kundër këtyre personave, duke përfshirë George Bushin dhe Dick Cheneyin, nuk kryhet hetimi do të ‘helmohet trashëgimia e Obamës’“, thotë drejtori ekzekutiv i HRW-së, Kenneth Roth

 

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) konsideron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shkak të torturave të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA) ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist më 11 shtator të 2001, para gjykatës duhet të sjellin zyrtarë të shumtë, duke përfshirë presidentin e atëhershëm amerikan, George W. Bush dhe zëvendësin e tij, Dick Cheney, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtori ekzekutiv i HRW-së, Kenneth Roth dhe ekspertja për siguri kombëtare, Laura Pitter, iu janë përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA në lidhje me raportin të cilën e kanë përgatitur nën titull “Nuk ka më pretekst: Udhërrëfyesi i drejtësisë për torturat e CIA-së“.

Roth ka thënë se Qeveri e SHBA-së, në krye me Obamën, duhet të sjellë para drejtësisë 21 ish-zyrtarë nga periudha e administratës së George Bushit.

“Nëse kundër këtyre personave, duke përfshirë George Bushin dhe Dick Cheneyin, nuk kryhet hetimi do të ‘helmohet trashëgimia e Obamës’”, thotë Roth. Ai shton se në raportin e tyre janë fokusuar në persona të shumtë, nga autorët e të gjitha torturimeve dhe ata të cilët torturat në fjalë i lejuan.

“Kemi hetuar rolin e zyrtarëve të shumtë, prej tyre të cilët kanë dhënë urdhra deri në ata të cilët kanë siguruar legjitimitet të këtyre torturimeve“, ka thënë Roth.

Ai vuri në dukje se qëllimi i këtij raporti është të deshifrohen emrat të cilat kanë qenë të përfshirë në këtë rast, sepse, siç tha, dihet mirë se kush është urdhërues, duke aluduar në qeverinë e atëhershme në krye me Bushin.

Në rast se këta persona nuk ndiqen penalisht gjatë mandatit të Barack Obamës, vështirë se më pas do të jetë e mundur të sillen para gjykatës, konsideron Roth.

“Kjo është me siguri mundësia e fundit. Nëse këtë nuk e bën Obama, vështirë është të mendohet se atë do e bëjnë Republikanët. Nuk besoj se Qeveria nën udhëheqjen e Hillary Clinton, të cilën do të përbëjnë Demokratët, të mbarojë diçka që nuk e bëri Obama. Për këtë arsye, kjo është shumë e rëndësishme nga perspektiva e trashëgimisë së Obamës“ thekson Roth.

Eksperti i HRW-së për siguri kombëtare, Laura Pitter, ka reaguar ndaj mënyrave dhe teknikave të torturimeve të CIA-së, dhe vuri në dukje se nuk kanë pasur njohuri që sipas rregullave penale të SHBA-së janë “kryer përdhunime të ndryshme dhe torturimet seksuale të tilla si të ushqyerit të dhunshëm rektal“.

Artikulli paraprakBE-SHBA: Nënkontraktuesi rus ndërmjetës i naftës mes ISIS-it dhe Asadit
Artikulli vijuesAlbin Kurti nga burgu: John Kerry vjen në Kosovë me dy kapela