Tre probleme largohen me tre mjekime

Tre probleme largohen me tre mjekime:
1. Nëse sprovohesh me dashurinë për epshet, atëherë përmiso raportin tënd me namazin, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

“ Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh.” (Merjem: 60)

2. Nëse ndjehesh fatkeq dhe i dështuar, atëherë përmiso sjelljen me nënën tënde, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

“Dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm.”
(Merjem: 32)

3. Nëse je prekur nga depresioni dhe jeta e vështirë, atëherë përmiso raportin tënd me Kuranin, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

“Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.”
(Ta ha: 124)

Artikulli paraprakLajmëroje botën se cili ishte Muhamedi alejhi selam!
Artikulli vijues2 rrugë se si të bëhesh i sinqertë me Zotin tënd?