I ngacmonte nënën, nënoficeri ekzekuton taksistin me 3 plumba në kokë

Tjetër viktimë në ditën e parë të Vitit 2013. Ngjarja e rëndë është shënuar sot rreth orës 15:30 në kryeqytet. Një taksist është ekzekutuar me tre plumba në kokë, përballë spitalit të fëmijëve, pranë Qëndrës Spitalore Nënë Tereza në kryeqytet.

Sipas bluve të Tiranës, taksisti 53-vjeçar Mehmet Beqiri është vrarë brenda makinës së tij tip ‘Benz’ me targë TR 8428 A, nga Aldo Morina, nënoficeri i repartit ushtarak në Zall Herr.

Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes, ndërkohë që mësohet se ngjarja ka ndodhur për çështje morali, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte të ëmën. /bw/kohaislame

Artikulli paraprakMbyt foshnjen e pastaj edhe veten
Artikulli vijuesKina urdhëron përdorimin e emrave të vërtetë në internet