Policia greke ka zbuluar një arsenal armësh në vendin ku u gjet i masakruar shqiptari 25-vjeçar.
Gjatë kontrollit në kasollen ku u gjet trupi pa kokë i bariut, policia ka zbuluar dy kallashnikovë, dy pistoleta, nëntë krëhëra dhe 151 fishekë.
Të gjitha këto kanë çuar në arrestimin e pronarit që kishte punësuar shqiptarin Bledar Tërpollari si bari dhe djalin e tij.
Mbrëmjen e të martës u bë e ditur se në një kamper që i përkiste pronarit, policia gjeti dy kallashnikovë, 9 karikatorë dhe 180 fishekë, si dhe një pistoletë të tipit Tokarev.
Lajmi u transmetua nga agjencia zyrtare e lajmeve “ANA-MPA”. Agjencia citon burime të policies, sipas të cilës armët e gjetura nuk kanë lidhje me vrasjen e 26-vjeçarit.
I riu shqiptar u gjet të hënën paradite nga pronari i vet. Trupit pa jetë i mungonte koka.
Pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se, viktima ishte qëlluar me armë gjahu dhe se plumbi ishte ngulur në mushkërinë e tij.