Imami nga Texasi Nidal Alsayye është detyruar të jap dorëheqje pasi që publikisht e mbrojti propozimin e Donald Trump që muslimanëve t’u ndalohet hyrja në Amerikë.
“Unë jam i sigurt se qeveria amerikane duhet që përkohësisht ta ndaloj pranimin e emigrantëve muslimanë”, tha Nidal për CBS.” Këtë qëndrim e bazoj në faktin se tani mezi mund ta dallojmë kush është musliman e kush nuk është! Islami nuk njihet në bazë të letërnjoftimit apo mbiemrit. Trump nuk është kundër muslimanëve, ai është kundër çdo lloj emigranti të ri. Ka një dallim këtu, nuk duhet të jemi emocional”, tha Alsayyed.
Pas kësaj deklarate, Qendra Islame në Beaumont të Texsasit e largoi nga puna imamin Nidal Alsayyed.
(Islampress)