Interesante, Llamba që funksionon me gjak njeriu

Kjo llambë ka një shkëlqim blu, që e bën të duket si një prej pjesëve të ndriçimit të klubeve të natës, por është shumë më e veçantë se kaq.

Llamba ka një dritë kimike që krijohet nga gjaku i njeriut.

Një shpikës amerikan, Majk Tompson, tha se ky krijim ishte një përpjekje për t’i bërë njerëzit të mendojnë: po sikur energjia të vinte me kosto individuale?

Ai kujtoi se një amerikan përdor mesatarisht 3383 kwh energji në vit. “Njëlloj se si të përdorësh shumë gjak mund të rrezikosh jetën tënde, po ashtu përdorimi i shumë energjie rrezikon ambientin”, shkruan ai në faqen e tij në internet.

Një video që ka krijuar polemika e tregon Tompsonin në një dhomë të errët, ku duket silueta e një gruaje, së cilës ai i kalon gishtin në një xham të mprehtë dhe e derdh gjakun e saj në llambë, e cila më pas nis të ndriçojë. Bashkëveprimi i gjakut të njeriut me disa elemente kimike që ndodheshin në llambë, krijonte energji./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakSerbët kërcënohen: S’do të ketë qarkullim të KFOR-it e të EULEX-it në veri
Artikulli vijuesEGJIPT – PAS 30 VITEVE HIQET GJENDJA E JASHTËZAKONSHME