Presidenti i Iranit, Hassan Rohani ka ofruar rol ndërmjetësues në mes të Azerbajxhanit dhe Armenisë, lidhur me konfliktin në Nagorno-Karabakh, njofton REL.
Rohani e bëri këtë ofertë në telefonata të ndara gjatë ditës së sotme, që zhvilloi me homologët e tij nga Azerbajxhani dhe Armenia, me Ilham Aliyev, gjegjësisht Serzh Sarkisian.
Ai tha se Teherani është i gatshëm që t’i përdorë të gjitha mjetet paqësore për arritjen e zgjidhjes së dallimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë, përmes dialogut politik, raporton agjencia iraniane e lajmeve, IRNA.
Rohani u ka bërë thirrje Aliyevit dhe Sarkisianit që të bëjnë të pamundurën në ‘zbatimin e plotë të armëpushimit, të monitorimit të tij dhe të arritjes së paqes në kufijtë mes të dyja vendeve”, raporton IRNA.
Presidenti i Iranit ka paralajmëruar se nga këto tensione në rajon mund të përfitojnë terroristët.