ISIS përparoi në veri të Halepit me ndihmën e regjimit

Organizata ISIS ka marrë nën kontroll disa pika të cilat mund të kërcënojnë linjën e Azaz-Mare, rajonit i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve  në rajonin Halep në veri të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

ISIS dje në mbrëmje ka marrë nën kontroll 7 pika të opozitarëve të cilat ndodhen në korridorin kufitar që lidhet me Turqinë në veri të Halepit.

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale theksohet se ISIS ka marrë nën kontroll rajonet Tel Krah, Tel Suvsin, komunën Fafin dhe fshatrat Kafr Karis, Shkollën e Këmbësorisë, Zonën e Tregtisë së Lirë ku ndodhen komplekset industriale si dhe burgun e të miturve Sexhn el Ehdes në veri të Halepit.

ISIS kontrollon gjithashtu edhe rajonet Xherablus-Soran dhe lindjen e zonës Mare në veri të Halepit të cilat ndodhen në afërsi të zonës kufitare me Turqinë.

Parashikohet se organizata terroriste synon të rrethojë rajonin Mare dhe rajonin Tel Rifat në vijën e furnizimit nga Azez në Mare në kufi me Turqinë e cila kontrollohet nga opozitarët. Me këtë qëllim militantët e ISIS që nga muaji korrik e deri tani sulmojnë fshatrat përreth rajonit Mare me sulme kamikaze dhe automjete të ngarkuara me lëndë shpërthyese.

Elementët më të fuqishëm në strukturën e opozitarëve në rajon Fronti i Damaskut prej muajsh luftojnë me ISIS në veri të Halepit dhe në juglindje të Mare e cila mbetet mes Azez dhe Xherablus.

Burimet lokale kanë shpjeguar për gazetarin e AA-së se në momentin që ISIS ka kaluar në veprim forcat e regjimit kanë vendosur në objektiv opozitarët duke sulmuar nga ajri me bomba fuçi dhe me artileri nga toka.

Burimet duke vënë në dukje se mbështetja e regjimit ka qenë përcaktuese në përparimin e ISIS, kanë theksuar se me zbardhjen e ditës konfliktet kanë përfunduar.

 

Artikulli paraprakUnioni i Dijetarëve Muslimanë: Kundërshtoni ndërhyrjen e Rusisë në Siri
Artikulli vijuesSekretari amerikan i Mbrojtjes, Carter: Aktet e Rusisë ndezin luftën e brendshme në Siri