Ndërkohë që Donald Trump-i i ka përdorur sulmet terroriste si benzinë për të ndezur zjarrin e Islamfobisë në mesin e simpatizantëve të vet, është e rëndësishme të theksohet se që prej sulmeve të 11 Shtatorit, terroristët e bardhë kanë vrarë më shumë amerikanë në territorin e Shteteve të Bashkuara se sa terroristët me origjinë muslimane.
New Amerika Foundation (NAF), një thinktank i themeluar nga disa universitete dhe fondacionetë mirënjohura, ka regjistruar rregullisht të dhëna për të gjitha sulmet terroriste në territorin amerikan që prej 11 Shtatorit. Ata kanë zbuluar se terroristët e bardhë jo vetëm që kanë vrarë më shumë amerikanë se të ashtuquajturit “xhihadistë”, por sulmet nga terroristët e bardhë janë dy herë më të shpeshta, me rreth 18 sulme terroriste në vend midis viteve 2004 dhe 2015. Ndërkohë që kemi vetëm 9 sulme terroriste që thuhet se e kanë burimin nga ideologjitë ekstremiste islamike.
Për të përcaktuar se kush mund të konsiderohet terrorist, NAF-aka një kriter mjaft specifik.
“Qëllimi i kësaj baze të dhënash është të sigurojë sa më shumë informacione të jetë e mundur rreth mënyres se si qytetarët amerikanë, apo ata me qëndrim të përkohshëm, angazhohen në aktivitete ekstremiste të dhunshme(në grup), apo në mënyrë individuale, pavarësisht statusit të tyre të nënshtetësisë, të cilët jetojnë në Shtetet e Bashkuar. Ne i marrim në shqyrtim si individët e motivuar nga ideologjia “xhihadiste”, që përfshijnë ata që kanë punuar ose kanë qenë të frymëzuar nga Al-Kaeda dhe grupe të lidhura metë, ashtu edhe ata që janë të motivuar nga ideologji të tjera, jo-xhihadiste në karakter, si për shembull, ekstremistët e djathtë, ekstremistët e majtë, apo ata me besime idiosinkratike.”
Lista e NAF-asme sulmet terroriste që prej 11 Shtatorit 2001, përfshin 9 sulme të kryera nga të ashtuquajturit “xhihadistë”, tëcilët kanë vrarë 45 vetë – si ai në San Bernardino ku u vranë 14 vetë – dhe 18 sulme terroriste të kryera ng ekstremistët amerikanë të krahut të djathtë, të cilët kanë vrarë 48 vetë.
Por veçanërisht, ndërmjet periudhës 2 Qershor 2009 dhe 14 Prill 2013, ku ka pasur zero sulme terroriste në territorin amerikan të kryera nga ndonjë ekstremist “islamik”, ndërkohë që në të njejtën periudhë kohore kemi pasur tetë sulme terroriste nga ekstremistët e krahut të djathtë. Më vdekjeprurësi ka qenë sulmi ndaj Tempullit SikhnëWisconsin nëvitin 2012, i cili la gjashtë të vdekur dhe katër të lënduar.
Por, pavarësisht shpeshtësisë dhe brutalitetit të sulmeve terroristë të të bardhëve, ka shumë herë më tepër muslimanë të dënuar ose të vrarë për krimet e tyre gjatë 11 viteve, nga 15 vitet e studimit. Siç tregohet edhe nga grafiku i mëposhtëm, të vetmet vite, ndërmjet 2001 dhe 2015, ku terroristët jo-xhihadistë janë dënuar apo janë vrarë më shumë për krimet e tyre se sa pala e “xhihadistëve”, kanë qenë vitet 2001, 2004, 2008 dhe 2012:
Disa të dhëna të tjera tregojnë se ndërsa nga njëra anë “xhihadistët” i përkisnin etnive të ndryshme, nga ana tjetër, shumica e terroristëve amerikanë ishin të bardhë. Nga 182 autorë, jo-xhihadistë, të sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara midis viteve 2001 dhe 2015, 165 prej tyre ishin të bardhë.
Kur Trump-i propozon që të ndalohen muslimanët për të hyrë në SHBA, si një mënyrë e tij për ta luftuar terrorizmin, ai e injoron faktin se shumica dërrmuese e terroristëve, si ekstremistëte djathtë, ashtu dhe islamikët, janë qytetarë amerikanë të lindur në Amerikë:
Ajo që nga tregojnë këto numra është se nuk ekziston një zgjidhje gjithëpërfshirëse në parandalimin e terrorizmin. Por ajo që del qartë këtuështë fakti se profilizimi i muslimanëve dhe trajtimi i të gjithë emigrantëve të rinj si “xhihadistë” të mundshëm është diskriminuese dhe njëkohësisht jo frytdhënëse.
Përgatiti: Enes Neza– /tesheshi.com/