Krasniqi: Marrëveshja e keqe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e kundërshtimit të ratifikimit të marrëveshjes. Ai ka thënë se VV-ja me këto veprime ia ka bërë një shërbim të mirë kundërshtarit politik të tyre.

Krasniqi faqen e tij zyrtare në “Facebook” ka shkruar se ë vend që të bëhej kryelajm në të gjitha mediet e vendit – Marrëveshja e keqe, kryelajm u bënë veprimet e dhunshme të VV-së mbi deputetët dhe diplomatët e sidomos pengesat e bëra ndaj ambasadores së SHBA-ve. Ai ka shkruar se, veprimet e tilla janë tepër të dëmshme për demokracinë e brishtë të Kosovës. “Veprimet e VV-së mbyten lajmin për marrëveshjen e keqe duke i bërë një shërbim të mirë kundërshtarit politik të tyre”. Krasniqi ka thënë se përgatitja për të ushtruar dhunë me gur dhe ngjyrë mbi policët – është një akt tjetër i dënueshëm dhe sulm mbi institucionin më vital të shtetit. “Policët janë siguria e shtetit demokratik kudo e nuk mund të jetë ndryshe as tek ne, në Kosovë. Atyre djemve politika duhet t’ua mbrojë dinjitetin e jo t’ua përdhos atë”, ka thënë Krasniqi, transmeton Ere.
Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se për veprimet që i ka bërë VV-ja është dashur të kërkoj falje publike.
“Për këto veprime jodemokratike tejet të dëmshme, VV është dashur të kërkoj falje publike dhe të reflektoj seriozisht e besueshëm, përndryshe ajo do të vazhdoj të humbë edhe mbështetjen që kishte deri më sot. Populli ynë nuk është i gatshëm të konfrontohet me bijtë e vet për t\’i shërbyer këtij apo ati autoritari”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka thënë se për sjelljet e tyre në Kuvend nuk e ka ndërmend të flasë. “Le të flasë opinioni publik pasi ai është informuar në plotni. Deputetëve të VV-së në Kuvend ju është dhënë hapësira e duhur për t’i thënë qëndrimet e veta, bile edhe përtej asaj që ishte e lejuar, kur kihet parasysh rendi i ditës”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi ka porositur VV-në që pushtetin ta merr me zgjedhje të lira, si PS në Shqipëri. “Rruga që po e kërkon VV mund të jetë rrugë e riciklimeve, por jo e zhvillimit dhe asgjë më shumë se zhvillimi nuk i duhet vendit tonë. E zhvillimi fillon me sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit i duhet çdo qytetari në Republikën tonë. Pa sundimin e ligjit nuk ka zhvillim as demokratik e as ekonomik”, ka shkruar në “Facebook” Krasniq./infoglob/kohaislame

Artikulli paraprakVlerat ushqyese të domates
Artikulli vijuesKosova ka më shume meshkuj se femra