Ja kush e kërcënon maqedonasen e konvertuar në Islam! (Foto)

Edhe pse situata politike në Maqedoni po merr vëmendje gjithnjë e më të madhe nga media vendase, ka prej atyre në gjuhën maqedonase që gjejnë hapësira edhe për riaktualizuar tema me ndjeshmëri të madhe, por që përbëjnë dhe rrezik për nxitje të urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare.

Kështu, portali maqedonas Falanga dhe gazeta e përditshme Veçer, kanë publikuar si “eksluzivitet” lajmin se një bashkëkombase e tyre, Katerina Zaova është konvertuar në fenë islame.

Në fakt kjo nuk përbën një lajm, pasi ky rast është trajtuar në mediume si top lajm prej para një viti, ndërkohë që ekskluzivitet ishte intervista e dhënë prej saj për tesheshi.com, por që dhe kjo ka ndodhur para tre muajsh. Dhe, ky riaktualizim i kësaj teme, për vetë personin, Katerina Zaova, është një provokim të madh, aq më tepër për faktin se këto mediume, krahas fotos së saj me mbulesë kanë publikuar edhe foto tjera të saj para kalimit në Islam, që Zaova e ka quajtur po ashtu të papranueshëm si akt.

Kjo e ka detyruar Zaovën që të përcjellë një deklaratë nëpërmjet tesheshi.com duke paralajmëruar të gjithë portalet që të kenë kujdes, mos të ndërhyjnë në jetën e saj private dhe të mos publikojnë asnjë foto tjetër të saj ku është pa mbulesë; përndryshe, paralajmëron ajo, do të ballafaqohen me gjyqin.

Deklarata e Katerina Zaova-s:

“Prej nga portali Falanga e gazeta Veçer, dhe të gjithë portalet tjera që do të publikojnë foto të mija pa lejen time, do t’i padisë. Gjithashtu, ky paralajmërim vlen edhe për cënimin e jetës që mund të më bëhet.

Të mos e shqetësojnë familjen time; të mos ma ngacmojnë nënën dhe motrën; të ndalojnë nga akte si thyerja e xhamave të dritareve apo vizatimi i kryqit në derën dhe murrin e shtëpisë sime.

Si në jetën e përditshme ashtu edhe në rrjete sociale, shumë bashkëkombas i shkruajnë nënës dhe motrës fjalë të pista, një gjë shumë e ulët kjo.

Vetëm këto ditë, pas riaktualizimit të kësaj çështjeje nga mediumet maqedonase, më kanë ardhur me dhjetëra mesazhe nga njerëz të panjohur në facebook; janë fjalë aq të rënda, gati të papërballueshme për një qenie njerëzore që do të jetojë me dinjitet.

Por po e them se askush nga ata që më fyen, mos gënjejë veten se kjo do më detyrojë të braktis të besuarit dhe të jetuarit me Islam. Përkundrazi, me lejen e Zotit do bëhem dhe më e fortë, dhe më e qëndrueshme në besimin tim”.

Përveç të tjerash, Katerina Zaova ka kërkuar nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë që të shqyrtojë ndonjë mundësi për t’i hetuar dhe dënuar këto raste, pasi veç saj, janë dhe të tjerë të konvertuar, meshkuj e femra, të cilët kanë të njëjtin hall.

“Shpresoj që Bashkësia Islame Fetare e Maqedonisë, të ndërrmarë diçka për të gjithë të konvertuarit që e kanë të njëjtin problem dhe t’i mbrojë sadopak. Të gjithë shumë jemi të shqetësuar”, përfundoi Zaova. /Telegrafi/

Poashtu lexo: Si e pranoi Katerina Islamin! (Foto)

 

 

Artikulli paraprakTURP I BOTËS: BDI ka përkrahur antishqiptarin dhe antiislamistin më të madh Toni Naunovski në Komisionin kundër diskriminimit!
Artikulli vijuesVIDEO – I tha kemi humbje 100 milion dollarë (ngjarje)