Thuhet se vendimi është marrë në drejtim të planit të uljes së kostos së nivelit prej rreth 2,5 miliardë sterlina
Kompania Jaguar Land Rover po përgatitet të largojë 5.000 punonjës nga qendrat e saj në Britani të Madhe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC, largimet nga puna do të realizohen më së shumti në departamentet e menaxhimit dhe marketingut, por se mund të ndodhin edhe në departamentin e prodhimit.
Thuhet se vendimi është marrë në drejtim të planit të uljes së kostos së nivelit prej rreth 2,5 miliardë sterlina.
Kompania në Britani ka të punësuar 40 mijë persona.
Sipas të dhënave të shitjes së kompanisë pjesa më madhe i takon tregut kinez, ndërsa për shkak të tensioneve globale në muajt e fundit shitjet e kompanisë në Kinë kanë rënë për rreth 50 për qind.