Qeveria e Japonisë vendosi me grant në vlerë prej 150.000 dollarëve amerikan drejtpërdrejtë t’i mbështet autoritet lokale në Gjevgjeli dhe Kumanovë, të cilët janë më të prekura nga kriza migruese në Maqedoni.
Siç informojnë nga Ambasada e Japonisë me seli në Vjenë, përmes Grant programit për mbështetje të projekteve të vogla (GGP) Japoni do të ndihmojë në rehabilitimin dhe ripërtërirjen e pajisjeve mjekësore për ISHP Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli dhe furnizim të automjetit të specializuar për mbeturina dhe kontonjerë për komunën e Kumanovës. Kjo është ndihma e katërt nga Japonia për krizën migruese në Maqedoni. Nga shtatori i kaluar deri tani, mbështetja nga Japonia për autoritetet qendrore dhe lokale në Maqedoni arrin mbi 5,2 milionë dollarë amerikanë (4,2 milionë euro).
Në shtator Japonia ndau grant prej rreth 930.000 dollarë amerikan për mbështetjen e refugjatëve në Maqedoni përmes UNHCRsë, IOMit dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Në nëntor edhe 1,2 milionë dollarë amerikan për mbështetjen e planit të UNHCRsë për ballafaqim në kushte të dimrit me krizën e refugjatëve në Maqedoni.
Në janar 3 milionë dollarë amerikan, përmes buxhetit shtesë të shtetit, për projektet e UNDPsë dhe UNICEFit për mbështetjen e autoriteteve lokale dhe mbështetjen e grave dhe fëmijëve refugjatë dhe migrantëvev.