Jemen, vriten 10 militantë të lëvizjes Husi

“Militantët Husi janë vrarë gjatë një sulmi ndaj kolonës së tyre në rrugën që lidhë qytetin Taizz dhe provincën Lahj”, tha burimi anonim dhe konfirmoi se në sulm janë plagosur shtatë militantë.
 
Në jug të Jemenit në një pritë të përkrahësve të presidentit jemenas Abdu Rabbuh Mansour Hadi janë vrarë 10 militantë të grupit shiit Husi, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Militantët Husi janë vrarë gjatë një sulmi ndaj kolonës së tyre në rrugën që lidhë qytetin Taizz dhe provincën Lahj”, tha burimi anonim dhe konfirmoi se në sulm janë plagosur shtatë militantë. 
 
Jemeni është përfshirë nga luftimet që nga shtatori i vitit të kaluar kur militantët Husi morën kryeqytetin e vendit, Sana, nga ku u shpërndanë në zona të tjera të vendit.
 
Presidenti jemenas Hadi në fillim të këtij viti u bëri thirrje vendeve fqinje të ndihmojnë popullin jemenas në luftën kundër militantëve Husi. Arabia Saudite me disa vende tjera ka nisur me 25 mars operacionin e sulmeve ajrore ndaj pozitave të militantëve në Jemen.
Artikulli paraprakNis beteja vendimtare me serbët! Cana: Nuk e ulim kokën
Artikulli vijuesIzraeli përkujton sot Holokaustin