“Ky pushtet na ka ardhur mbi kurriz, pasi që i ka premtuar Perëndimit se do ta njoh Kosovën”, ka deklaruar në Mitrovicë të Sremit kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq.
Jeremiq i cili ka qenë ish ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka shtuar se ai qëndrimin e tij për Kosovën nuk e ndryshuar dhe se të gjithë e dinë këtë.
“Qëndrimi im për Kosovën është i njohur për të gjithë. Unë nuk e kam ndryshuar”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
“Po të ndryshoja qëndrimin për Kosovën do të isha i pari në zgjedhjet për sekretar të përgjithshëm të OKB-së. Kurse ky pushtet në pesë vitet e fundit i ka shuar të gjitha institucionet që ekzistonin në Kosovë, i ka tradhtuar serbët e Kosovës dhe ka bërë që Kosova të jetë anëtare e organizatave ndërkombëtare. Ky pushtet e jep Kosovën që ta merr dritën jeshile nga Perëndimi në mënyrë që të implementojë tiraninë ndaj popullit të vet”, ka thënë Jeremiq.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill, kurse kandidati kryesor për t’u zgjedhur president është kryeministri aktual, Aleksandar Vuçiq.