Misterioziteti dhe sigurimi i lartë në kompleksin në të cilin jeton Fetullah Gulen, po i shqetëson të tjerët përreth.
Misterioziteti dhe mbyllja nga bota e jashtme e liderit të Organizatës Terroriste Fetullah/Struktura e Shtetit Paralel (FETO/PDY), Fetullah Gulen, për të cilin ka shumë vendime për kapje dhe i cili në 6 aktakuza është shpallur si “i dyshuar kryesor”, po shkakton shqetësime te popullata përreth, raporton Anadolu Agency (AA).
Vila e Gulenit, i cili jeton në qytezën Saylorsburg të Pennsylvania-s, ndodhet në një çiflig larg syve të njerëzve. Ndërtesa kryesore dhe ato anekse është e pamundur të shihen nga jashtë. Ndërkaq, në hyrje të kompleksit ndodhen truproje speciale amerikane të armatosura.
Kur ekipi i AA-së po përpiqej të xhironte nga jashtë, një truprojë e armatosur tha se vendi është pronë private dhe se vija që ndan rrugën me kopshtin nuk guxon të kalohet.
Gjithashtu u kërkua nëse është e mundur takim me Fetullah Gulen-in, me çka rojet theksuan se takimi është i pamundur pa caktim paraprak.
Në hyrje të kompleksit mund të shihet një tabelë e varur, në të cilën zë vend shprehja “Golden Generation, Worship and Retreat Center” (Qendra e Gjeneratës së Artë, Adhurimit dhe Vetmimit).
– “Ndihemi të shqetësuar”
Një çift i moshuar që jeton në kodrinën përballë vilës, shprehu shqetësimet personale dhe të atyre që jetojnë përreth, në lidhje me kompleksin në fjalë.
Gruaja me emrin Peggy e cila nuk deshi ta tregojë mbiemrin, tha se “Misterioziteti po ngjall dyshim tek njerëzit. Njerëzit në SHBA janë të hapur. Çdo kush mund të vijë në kopshtin tuaj dhe të bisedoj me ju, por gjëja e parë që bënë këta ishte vendosja e barrierës. Rrjedhimisht, nuk mund të hyni brenda. Nuk mund të shihni se çfarë ndodh prapa”.
Peggy, e cila kishte vërejtur se gjithnjë shfaqen lajme dhe fotografi në media, se flitet për personin brenda vilës dhe i cili është i sëmurë, tha se ndjen shqetësim nga ky vend. Ajo thotë se “nëse nuk e dini mirë se kë e keni përreth, ndiheni të shqetësuar”.
“Kohë pas kohe vijnë protestues, por policia nuk u lejon të ndalen aty. Njerëzit ndihen të shqetësuar sepse nuk e dinë se çfarë ka brenda. Këtu gjithnjë kalojmë avionë vëzhgimi. Gjithnjë e fotografojnë këtë luginë. Çdo javë vjen nga një avion, i cili nuk i ndjek vetëm ata në lagje, por edhe të tjerët. Dëgjojmë shumë të thëna, por askush nuk e di se çfarë ndodh brenda. Gjithsesi, nuk mund të hyhet brenda”, tha Peggy.
Gruaja e kuptoi nga gazetat se ata që jetojnë këtu kanë hapur shkollë. “Në rrethinë nuk ka shumë nxënës, nuk ka të dhëna se çfarë shkolle apo arsimi zhvillohet brenda dhe se policia nuk merret shumë me çështjen në fjalë”, u shpreh ajo.
Po ashtu edhe bashkëshorti i Peggy-t tha se ndien frikë nga vendi në të cilin jeton Gulen. “Turqia le ta marrë prapa personin i cili jeton këtu”, tha ai duke mos dashur ta tregojë emrin. Ai madje u shpreh se qeveria amerikane gjithnjë është në kontakt me personat të cilët jetojnë në këtë vend vend.