Kadri Veseli humb nervat, shan deputetin e VV, Ti q… robt (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur gaz lotsjellës për herë të tretë sot gjatë ditës, kurse gjatë momentit të hedhjes së gazit lotsjellës, është dëgjuar kryeparlamentari Kadri Veseli duke sharë.

Ai si duket ka harruar të ndalë mikrofonin e tij, pasi që fjalët që i ka thënë janë dëgjuar, ani pse me një zë më të ulët. “Ta q…..” është dëgjuar zëri i Veselit në transmetimin zyrtar të kuvendit, transmeton Kallxo.com.

Kjo nuk është hera e parë që Veseli dëgjohet duke sharë.

Ai mandatin e kaluar kishte ofenduar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke i thënë “Ma honksh…”.

 

Artikulli paraprakIsa Mustafa: Kalimi i Demarkacionit hap udhë për shumë procese
Artikulli vijuesQeveria planifikon aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës