Qeveria planifikon aktivizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur në vizitë ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, të cilët kanë biseduar për tema të ndryshme, përfshirë këtu edhe Parkun e Biznesit dhe Terminalin Doganor në Gjakovë, por theks i veçantë dhe prioritet në hapat që duhet të ndërmerren menjëherë, i është dhënë aeroportit të Gjakovës, që konsiderohet një prej aseteve më të rëndësishme të Komunës së Gjakovës.

Duke folur rreth kësaj teme, Lluka ka bërë të ditur se është dakorduar me Gjinin që Qeveria e Kosovës të fillojë shumë shpejt procedurat për aktivizimin e Aeroportit, për faktin se “tashmë është momenti i fundit që një gjë e tillë të ndodhë”.

Ai ka bërë të ditur se Ministria që ai drejton, deri në fund të muajit prill do të ndërmarrë të gjithë hapat dhe në bashkëpunim edhe me ministrinë e Financave dhe atë të Ambientit e Planifikimit Hapësinor, të fillojë procedurat për shpronësimin e rreth 45 hektarëve të tokës mbi të cilën është ndërtuar Aeroporti i Gjakovës.

Artikulli paraprakKadri Veseli humb nervat, shan deputetin e VV, Ti q… robt (Video)
Artikulli vijues“Jo te Molla Kuqe, po as te gardhi i Gllogjanit”