Kamboxhia, atje ku virgjëria shitet për 1,500 dollarë

Kur Kieu ishte vetëm dymbëdhjetë vjeçe, nëna i kërkoi të punonte. Por kjo nuk ishte çfarëdo pune. Kieun e dërgoi së pari te mjeku për të kryer disa analiza, ku edhe do të merrte të vulosur “certifikatën e virgjërisë”. Pastaj e kishte dërguar në një hotel, ku një burrë e dhunoi për dy ditë me radhë.
“Freedom Project” ka qëndruar në vitin 2013 në Kamboxhia me aktoren që fitoi “Oscarin” dhe ambasadoren e vullnetit të mirë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Mira Sorvino. Rezultati i këtij ekipi ishte “Çdo ditë në Kamboxhia: Projekti dokumentar i lirisë i CNN-së”, që kishte shikuar në çdo skutë të rasteve të trafikimit seksual të fëmijëve në këtë shtet.
 
Në Svay Pak, një zonë e njohur si çerdhe për trafikimin seksual të fëmijëve në Phnom Penh takoi Kieun, që atëbotë ishte rreth katërmbëdhjetë vjeç. Ajo është shpëtuar prej rrjetit të trafikimit seksual prej “Agape International Missions” (AIM), një organizatë joprofitabile që merret me shpëtimin e fëmijëve dhe të tinejxherëve të përfshirë në trafikim seksual.
 
Kieu ka treguar si ishte shitur prej së ëmës te një burrë kmer që kishte më shumë se pesëdhjetë vjeç, që ishte baba i tre fëmijëve, ka shpjeguar Sorvino për një gazetë të Kamboxhias.
 
Çmimi i avancuar për virgjërinë ishte 1.500 dollarë, edhe pse ajo kishte marrë vetëm një mijë dollarë, për shkak se katërqind të tjerë i kishte marrë ndërmjetësuesi që e dërgoi atë te ky burrë.
 
Nëna e saj kishte përdorur paratë e së bijës për shlyerjen e një borxhi dhe për të blerë peshk për ushqim për ta shtruar tryezën në shtëpinë e saj të shkatërruar. Këto ishin të hyrat e vetme të familjes.
Artikulli paraprakSulm i armatosur ndaj autobusit të Fenerbahces (Foto)
Artikulli vijuesEdhe një prift polak u dënua me burg për abuzimin e të miturve