Kanada: Pegida organizon protestë anti-islame

Lëvizja anti-islame Pegida ka organizuar të shtunën protestën e saj të parë në Ontario të Kanadasë, ku u përballen me rreth 100 kundër-protesues anti-racistë.

Dhjetra protestuesit e Pegida-s të mbledhur në Queen’s Park mbanin parulla ku e barazonin Islamin me terrorizmin dhe tallnin Profetin Muhamed. Policia, në mënyrë që të mbante qetësinë, krijoi një kordon për t’i ndarë ata nga kundër-protestuesit.

Përkrahësit e Pegida-s kënduan këngë dhe mbajtën fjalime, por të cilat “u mbytën” nga ana e njerëzve që kishin dalë t’i kundërshtonin.

Protesta e tyre mori fund kur disa protestues anti-racistë arritën të depërtonin dhe të rrëzonin një pjesë të çadrës ku ishin mbledhur anëtarët e Pegida-s.

Policia arriti t’i largonte protestuesit e Pegida-s nga grupi i madh i njerëzve të cilët brohorisnin për fitore dhe duke thirrur: “Mbetje naziste, largohuni nga rrugët tona!”

“Ktheuni te grupi juaj në Facebook,” filluan të tallen disa.

Faqja në Facebook e grupit kanadez (të Pegisa-s) ka rreth 5 mije e 500 fansa, një numër i cili po rritet përditë.

Pranverën e kaluar, u anulua një protestë e planifikuar e Pegida-s në Montreal pasi u bë e qartë se grupi do të ishte i paktë në numër në krahasim me kundër-protestuesit.

Pegida e ka nisur aktivitetin e saj në qytetin gjerman të Drezdenit në fund të vitit 2014, duke u rritur vazhdimisht; nda disa protesta modeste me pak njerëz, në marshime të mëdha me dhjetëra e mijëra njerëz, sidomos pas sulmeve të Charlie Hebdo-s në Francë.

Emri i grupit në gjuhën gjermane është një akronim që do të thotë: “Europianët Patriotë Kundër Islamizimit të Perëndimit.”

Degët e saj në disa vende të Europës janë rritur vazhdimisht, përfshirë Britaninë e Madhe dhe disa grupe amerikane dhe kanadeze të cilët tani kanë adoptuar të njëjtin emër dhe të njëjtin qëndrim anti-Islam.

Lëvizja, e cila po humbiste vlerësim në fillim të këtij viti, tashmë ka gjetur energji të reja me krizën e refugjatëve në Mesdhe, e cila ka sjellë në Europë me qindra e mijëra refugjatë nga Siria dhe vende të tjera.

Pegida në Kanada e paraqet veten si një “grup i cili po përpiqet të ndërgjegjësojë njerëzit në lidhje me kërcënimin e madh islamik.”

Grupi e mohon se është një lëvizje e supremacistëve të bardhë dhe pretendon se në bordin drejtues ka njerëz me prejardhje indo-kanadeze dhe Metis, një racë e përzier e indigjenëve të Amerikës Veriore.

Grupi thotë se mbështet të gjithë refugjatët “e sinqertë” që ikin nga lufta dhe persekutimi, por me kusht që ata të asimilohen dhe të pranojnë “kulturën judeo-kristiane.”/tesheshi

Artikulli paraprakA mund ta shijojmë pa frikë orizin?
Artikulli vijuesCarlos Tevez i thyen këmbën kundërshtarit (KUJDES! Pamje të rënda)