Policia e Kakavijës zbuloi 3 kilogram heroinë të fshehura në një furgon tip Mercedes Vito. Mjeti drejtohej nga Lulzim Bosnja, 39 vjeç, lindur dhe banues ne Libofsh Fier, i cili u arrestua në flagrancë nën akuzën për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Droga u zbulua nga skaneri. Droga ishte mbështjellë me natriban dhe ishte futur në pjesën e kroskotit. /Lapsi.al