Kareem ABDUL-JABBAR: Të dashur mbështetës të Trump, më dëgjoni përpara se të votoni

Të dashur mbështetës të Trump,

Ju jeni të zemëruar me ngërçin e krijuar nga grindjet pa fund të politikanëve profesionistë që janë më shumë të interesuar në të qënit lakej të lobistëve e donatorëve të tjerë me shumë para, sesa në përmirësimin e jetëve të amerikanëve të zakonshëm. Paratë, vendet e punës dhe mundësitë duket se nxitojnë kundër rrjedhës drejt atyre që tashmë kanë gjithçka, në vend të rrjedhin drejt atyre që kanë më shumë nevojë për to. Realisht kështu ndjehen shumica e amerikanëve.

Pyetja për këto zgjedhje është: cili kandidat do të thojë vërtet diçka për këtë? Cili do të jetë heroi ynë? Pasioni juaj për Donald Trump, që nuk ka CV qeverisëse, është prova se sistemi ynë politik, edhe pse herë pas herë të xhindos, është po aq fisnik, kontradiktor dhe frymëzues sa edhe vetë Amerika.

Por, a mund të jetë Trump heroi që mbështetësit e tij kërkojnë? Apo, pasi të zgjidhet, a do të mbetet në fuqi status-quo-ja duke ju lënë ju të zhgënjyer dhe të turbulluar se nuk i keni parë shenjat? Për të parë nëse ai është një profet falco, le të shohim arsyet më kryesore pse njerëzit mbështesin Trump. Së pari, ata janë ose votuesit më konservatorë ose thonë se ai përfaqëson vlerat më konservatore. Së dyti, sepse ai është i ashpër.

A përfaqëson Trump vërtet vlerat konservatore? Edhe konservatorët më të betuar, nuk bien dakord gjithnjë se cilat janë këto vlera, pasi ato përfshijnë çështje sociale, si aborti apo martesat gay, çështje politike si kufizimi i pushtetit të qeverisë dhe shpërndarja e fuqisë drejt shteteve, ushtarake si dominimi amerikan jashtë vendit dhe superioriteti ushtarak si dhe ekonomike të tilla si ulja e taksave dhe shpenzimeve.

Por, në shumë pak prej këtyre, Trump rezulton një konservator klasik. Përfshirja e tij në grupimin partiak-  në vitin 1999 ai ndryshoi nga republikan në të pavarur, më pas në demokrat në vitin 2001, e më pas sërish republikan në vitin 2009- tregon ose konflikt të brendshëm për parimet ose moskokëçarje të hapur.

Ai mbështeti planin e stimulimit ekonomik, ndihmat për industrinë e makinave, shpëtimin e bankave dhe ndalimin e armëve sulmuese: ai e ka cilësuar veten një “zë shumë rpro”, “shumë liberal” dhe një mbështetës të “kujdesit shëndetësor universal” në televizionin kombëtar, gjatë fushatës së 2012-it, ai kritikoi retorikën e ashpër për emigracionin nga ana e republikanit Mitt Romney.

Nuk është e habitshme pse “National Review”, organi mediatik i së djathtës,  së fundmi shfrytëzoi një edicion të tërë për të shpalosur mendimet e konservatorëve  të famshëm nga i gjithë spektri kundër mbështetjes për Trump. Nëse je një mbështetës i Trump që pëlqen konservatorizmin e miliarderit, shtroji vetes këtë pyetje: ku e kishin gabim konservatorët më të artikuluar dhe më të njohur? Të dëgjosh kritikat e tyre e të pretendosh se kandidati yt sërish të zgjeron këndvështrimin, është si të diagnostikohesh me një sëmundje vdekjeprurëse dhe të refuzosh të dëgjosh doktorët specialistë në atë fushë, vetëm duke menduar se do ta kalosh vetë.

Besimi është shumë i rëndësishëm për votuesit amerikanë. Sipas një sondazhi të fundit të qendrës kërkimore Pew, të qënit ateist ka më shumë gjasa të bëhet shkak i refuzimit të një kandidati nga votuesit. Ata kanë më shumë gjasa të votojnë për ty nëse je një musliman sesa një ateist. Në bazë të kësaj të dhëne, Trump ka konfirmuar disa herë besimin e tij të thellë fetar dhe ka folur me respect për Biblën në një përpjekje për të fituar mbështetjen e evangjelistëve.

Por, i pyetur për vargun e tij të preferuar nga Bibla, Trump nuk ishte në gjendje të kujtonte asnjë. “Nuk dua ta them, pasi për mua është shumë personale”, tha ai. A i përket Testamentit të Vjetër apo të Ri? “Me gjasa, të dyve”, u përgjigj. Një deklaratë e çuditshmë për një kristian të përbetuar.

Një muaj më pas, ai e ndryshoi deklaratën duke thënë për David Brody-in e “Christian Broadcasting Netëork” se vargu i preferuar ishte “proverbat, kapitulli “mos iu dorëzo zilisë”.

Edhe pse Brody nuk mundi ta kujtojë frazën, ndihmësit e Trump më pas e informuan atë se është tek Proverbat 24:1-2, por fraza ndryshon shumë nga ajo e artikuluar prej kandidatit.

Në një prononcim më të vonë, Trump iu referua Korinthasit të Dytë si “dy korinthasit”, duke shfaqur mungesë fondamentale të familjaritetit me Biblën. Më pas akuzoi dikë tjetër se e kishte shkruar në mënyrë jo korrekte atë që ai kishte thënë.  Ndoshta ky ves i tij për të fajësuar të tjerët për gabimet e veta, ashtu si ka bërë në disa ‘cicërima’ mizogjiniste dhe raciste, është edhe më shqetësues sesa gabimet e tij dhe mosdashja për të mësuar prej tyre. Një qëndrim padiskutim jo sipas Biblës.

Amerikanët janë të zgjuar, dhe duket se nuk ushqejnë iluzione për mëshirën e Trump. I njëjti sondazh i Pew gjeti se, krahasuar me Ben Carson, Ted Cruz, Marco Rubio, Hillary Clinton dhe Bernie Sanders, Trump konsiderohej si kandidati më pak besimtar i presidencialeve. Mbështetës të Trump: A do të thotë kjo diçka për ju?

Sipas disa sondazheve, arsyeja tjetër kryesore përse njerëzit mbështesin Donald Trump është pasi ata mendojnë se është i fortë e i vendosur. Por a është ai vërtet i fortë apo thjesht vetëm flet si i tillë?

Trump pretendoi se do t’ia hiqte botës qafe ISIS-in duke “bombarduar”. Kjo është mënyra e zgjidhjes së problemeve që kemi qejf nga Clint Eastwood. Problemi është se, të jesh i fortë, duhet të dish sesi të fitosh. Vendosmëria pa strategji është thjesht mburrje.

Kjo është ajo që mendojnë ekspertët më të mirë ushtarakë për shtrimin si qilim të bombave, që do të masakronte gjithashtu edhe familje të pafajshme në shkallë të gjerë. Ish-sekretari i Mbrojtjes,

Robert Gates tha se njerëzit “që bëjnë këto deklarata të përgjithësuara”, thjesht “nuk dinë se çfarë flasin”.

Michael Pregent, ish-oficer i shërbimeve sekrete tha se bombardimi pa diskriminim funksionon vetëm me ushtritë në fushë të hapur, por në ditët e sotme kjo lloj lufte ka marrë fund”.

Mbështetës të Trump: Nuk do të donit në të vërtetë një person që ta mbarojë një punë sesa të thojë gjëra që e di se nuk do funksionojnë por ngase ju do donit t’i dëgjonit?

Një tjetër aspekt i së ashtuquajturës “ashpërsi” e Trump është prirja e tij për të sulmuar çdokënd që nuk bie dakord me të, nga gazetarët tek politikanët e komentatorët muslimanë –njerëz që kanë lirinë të mos bien dakord me të. Nëse Trump do të kishte vullnetin të shfuqizonte një pjesë të kushtetutës në garën e tij për pushtet, përse do të ndalonte me kaq? Premtimi i Trump është se do të shkatërrojë nga brenda atë që terroristët po përpiqen ta shkatërrojnë nga jashtë. Kjo e bën atë një leshko e një marionetë.

Javën e kaluar, Trump u tërhoq nga debati presidencial në Fox News pasi ai mendonte se moderatorja Megyn Kelly nuk do ta trajtonte në mënyrë të drejtë. Në debatin e parë të GOP, ajo tha “I keni quajtur gratë që nuk i pëlqeni, “derrkuce të trasha, qen, llum e kafshë të neveritshme …..

Eshtë e arsyeshme të bësh këto pyetje për një njeri që dëshiron të qeverisë 158 milionë gra amerikane.

Kur u bëtë republikan? Ishte një tjetër pyetje, gjithashtu e drejtë, pasi grupi më i madh i mbështetësve të Trump janë konservatorë.

Si një mbështetës i Trump a nuk e ndjeni veten të shqetësuar nga ashpërsia e tij nëse ai refuzon të përballet me pyetje të thjeshta si këto? Imagjinoni sesa shumë pyetje më të vështira do të ketë nëse ai zgjidhet president. Ndoshta e fortë të thuhet, si ka thënë Trump, që “mund të qëndroj në mes të rrugës Fifth Avenue, të qëlloj dikënd dhe nuk do të humbisja asnjë votë”? A është trimëri të fyesh vetë mbështetësit e tu, duke i quajtur zombi pa mend në kokë dhe nderues kultesh.

Ju, gjithashtu, u thoni kërkuesve në sondazhe se dëshironi një person nga jashtë politikës për shkak se jeni të lodhur nga elitat politike që vazhdimisht gënjejnë dhe manipulojnë të vërtetën. Por, çfarë do thonit për faktin që Trump ka provuar të jetë politikani më i pandershëm që kandidon për president?

FactCheck.org, që e quajti atë “Mbreti i gënjeshtarëve” thotë se “në 12 vjet të ekzistencës së organizatës, nuk kemi parë të tillë”. Politifact i dha atij çmimin e vitit 2015 për Gënjeshtrën e Vitit pasi 65 për qind e deklaratave të tij ishin të pavërteta, ose rrotulloheshin rreth së vërtetës. Vetëm 1 për qind ishin të vërteta të pastra.

Ja edhe arsyeja më e rëndësishme për të mos mbështetur Trump: po hidhni poshtë mundësinë tuaj për ta ndryshuar vendin për më mirë. Sikur Trump të mund të fitonte në nëntor, mburrjet dhe ofendimet nuk janë mjaftueshëm kur vjen puna tek e ardhmja ekonomike, shpirtërore dhe sociale. Të drejtosh një kompani të pasurive të paluajtshme nuk ka lidhje me drejtimin e një vendi, farkëtimin e aleancave në kongres apo negociimin me aleatët e huaj dhe armiqtë. Të drejtosh një kioskë limonatash nuk është e njëjtë me drejtimin e një ferme të madhe limonash.

Dominimi i Trump reflekton neverinë dhe pakënaqësinë tuaj, jo një mbështetje për politikat e tij evazive. Kështu që pyesni veten: nga gjithçka Trump ka prmtuar, çfarë ka në dorë vërtet presidenti për të ndryshuar? Harroni gjërat e çmendura dhe fokusohuni në gjërat që vlejnë si ndërtimi i një muri me shpenzimet e Meksikës. Nëse kjo është një ide e mirë, a mund ta bëjë këtë presidenti dhe si mundet?

Për shkak se Trump do të jetë i pafuqishëm për të zbatuar një sërë gjërash që ju dëshironi – ligje të reja, ndryshimi i strategjisë së SHBA- një votë për të është garanci se ndryshimet aktuale e të vërtetat që ju doni, nuk do të ndodhin kurrë. Në vend të përktheni zërat tuaj të zemëruar me veprime të menduara, ju do të mashtroheni nga një kandidat që me vetëdije bën premtime që nuk mund t’i mbajë.

Amerika funksionon më mirë kur të gjithë zërat mishërohen nga besimtarë të vërtetë. Mos lejoni zërat tuaj të sinkronizohen me politikat Milli Vanilli.

Juaji,

Kareem Abdul-Jabbar

*Kareem Abdul-Jabbar, shënuesi më i mirë i NBA i të gjitha kohërave, është një ish-ambasador i kulturës për Shtetet e Bashkuara dhe autori i disa librave best-seller.

Përktheu: Juli Prifti – tesheshi.com

Artikulli paraprakDinamika e masakrës: 65 plumba kundër 11 personave
Artikulli vijuesKisha e Shën Ndout në Prishtinë: Punëtorët shqiptarë të besimit islam, refuzuan detyrën e rrënimit