Karikimi (mbushja) me wireless i celularëve po bëhet realitet

Karikimi me wireless i telefonave celularëve në makina do të bëhet i disponueshëm që në fillim të vitit të ardhshëm.

Siç njoftoi Korporata radiotelevizive britanike BBC (BBC Broadcasting Corporation), pajisja e re karikuese paraqet në vetvete një qilim të vogël. Për të kryer karikimin do të jetë e mjaftueshme vendosja mbi të e telefonit celular.

Kompania japoneze e prodhimit të automobilave “Toyota” do ta prezantojë këtë pajisje (angl. in-car wireless phone charging capability) në sedanin e ri “Toyota Avalon”. Ajo do të kushtojë rreth 2.000 $.

Artikulli paraprakWikiLeaks do të publikojë edhe “miliona” dokumente
Artikulli vijuesAssange: Interneti është i rrezikshëm dhe di më shumë për ne se nënat tona