Prokuroria në Karolinën e Veriut ngrit padi kundër Craig Hicks pas pranoi vrasjen e tre muslimanëve më 10 shkurt në Chapel Hill.
Kundër Craig Hicks, i cili dyshohet për vrasjen e tre muslimanëve në javën e fundit në Karolinën e Veriut, është ngritur padi për vrasje të trefishtë të shkallës së parë dhe për posedim të paligjshëm të armëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Prokuroria në Karolinën e Veriut ngriti padi kundër Hicks pasi pranoi vrasjen e tre studentëve muslimanë më 10 shkurt në Chapel Hill. I akuzuari, 45 vjeçari Hicks duhet të paraqitet para gjykatës në fillim të marsit, dhe momentalisht është në paraburgim në qarkun Durham.
Kujtojmë se 46-vjeçari Craig Stephen Hicks javën e kaluar në Karolinën e Veriut, vrau 23-vjeçarin Deah Shaddy Barakat, gruan e tij 21 vjeçare Yusor Mohammad dhe motrën e saj 19-vjeçaren Razan Mohammad Abu-Salha. I akuzuari më parë kishte botuar mesazhe anti-fetare në rrjetet sociale.
Shoqatat muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar që vrasjet të karakterizohen si “krim nga urrejtja”. FBI nga ana tjetër ka konfirmuar se ka nisur hetim në lidhje me rastin./AA