Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka deklaruar të martën se angazhohet për vendosjen e interesave shtetërore mbi ato partiake dhe se Brukseli mbështet shumicën parlamentare.
Kasami tha se në takim me eurokomisarin për Zgjerim Johannes Hahn dhe tre deputetët evropianë është thënë se Brukseli do të kërkojë nga presidenti George Ivanov t’i ndajë mandatin Zoran Zaev për formimin e qeverisë së re për të realizuar programin për kthimin e shtetit në rrugën e integrimeve evropiane dhe zbatimit të reformave të domosdoshme.