“Bashkimi Evropian as që ka kërkuar, as që do të kërkojë që ndërmjetësim nga fondi për përkujdesjen e emigrantëve dhe të ikurve nga konflikti sirian, që një pjesë e emigrantëve përgjithmonë të vendosen në Serbi apo Maqedoni. Vlerësimet e tilla që janë plasuar në një portal të Belgjikës nuk janë të vërteta”, njofton agjencinë e lajmeve serbe “Beta”, duke u thirrur nga burimet e BE-së dhe rrethit diplomatik të Brukselit
“Portali euractiv.com, që i ka plasuar ato informata, e ka përmirësuar gabimin sepse informatat e tilla nuk janë të vërteta”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Koicjançiq.
Burimet diplomatike të Evropës, theksojnë se në bisedimet mes KE-së dhe institucioneve tjera të BE-së me qeverinë serbe, është bërë fjalë për sigurinë e strehimit të përkohshëm, gjegjësisht për 1 apo 2 dytë, të një numrit të vogël të emigrantëve.