Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO, Hysni Gashi, në “Puls” të KTV-së foli edhe për shitjen e KEDS-it, ndërsa theksoi se vetëm presidenti Hashim Thaçi e di se për sa është shitur kjo kompania dhe pse qytetarët nuk kanë rrymë.
“Presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shitur KEDS-in, e di shumë mirë pse popullata është në këtë gjendje dhe pse nuk kemi rryme. Vetëm Hashim Thaçi e di si është shitur KEDS-i. A e dini se vetëm pajisje brenda në depo kishte në vlerë prej 30 milionë euro, kurse KEDS-i është shitur për 26 milionë. Vetëm trafostacionet, pikat matëse të njehsorëve, rrjeti dhe përçuesit do të kushtonin diku 40 milionë euro, pa llogaritur pllacet dhe objektet. Pse është bërë kjo e dinë ata që e kanë bërë këtë shitje. Ne kemi bërë kërkesë në të gjitha institucionet të rishqyrtohet shitja e KEDS-it dhe t’i kthehet shtetit në menaxhim pas gjitha këtyre marifeteve, siç janë largimi i punëtorëve e mungesa e rrymës”, tha ai.
“Ju bëjë thirrje të gjithëve se situata është shumë e rëndë dhe sigurisht do të shpërthejë se nuk durohet më”, përfundoi ai.
Ndërsa, Hysni Gashi, kryetar i Federatës së Sindikatave të Pavarura Elektro Kosova-KEDS/KESCO, tha se është i bindur se KEDS-i nuk është shitur në Turqi.
“Edhe si kryesindikalist, edhe si punëtor i vjetër i kësaj kompanie, jam shumë i sigurt se KEK-u, KEDS-i, distribucioni, ju ka shitur vetvetes, e jo vllahut të tyre, turkut”, u shpreh Gashi.
“Sa i përket njehsorëve me matje të dyshimtë, deri në fillim të vitit 2016, 25 mijë njehsorë kanë qenë të vendosur tek konsumatorët. Nga këta 25 mijë, që dyshohej se nuk matnin mirë, janë larguar diku 4 mijë orë të tilla. Këto orë është dashtë të largohen nga përdorimi por shteti nuk ka interes t’i heq ato”, potencoi kryesindikalisti