Këngëtari serb Djordje Balasevic u kërkoi falje muslimanëve sepse e shau Zotin (video)

Djordje Balasevic, këngëtarë artist nga Serbia,  para koncertit të ardhshëm në Novi Pazar në konferencën për shtyp, si dhe në fillim të koncertit kërkoi falje muslimanëve për këngën “Oj hallë”, në të cilën fyen ndjenjat e muslimanëve.

I pyetur nga gazetarja për të komentuar këngë “Oj hallë”, ku ka sharë Zotin, së pari u përpoq të shpjegojë se kjo ishte një zhargon dhe poemë humori me të cilat ai nuk kishte ndërmend të fyej askënd, por në fund tha se atij i vjen keq për të gjithë ata që janë ndier të fyer raportojnë mediat boshnjake.

Megjithatë, Balasevic nuk është mjaftuar me kërkimin e faljes në konferencën për shtyp, dhe ai ka përsëritur kërkimin e faljes në Sallën e Kulturës para të gjithë turmës ku u përshëndet me shumë duartrokitje.
Ai shtoi se nuk ka asnjë problem me Zotin dhe se pas luftës në Sarajevë ishte një lajmëtar i paqes, dhe është sot dhe në Novi Pazar.

 

Artikulli paraprakSelfi-ja e pilotit Turk bashkë me avionat Arab bëhet hit në internet (FOTO)
Artikulli vijuesKryqi gjigant në Butel – Reagon Hoxha Llokman Kamberi: kush po don incidente në bazë Fetare?