Sadiq Khan prezanton planin e tij për uljen e çmimit të biletave të autobusëve

Sadiq Khan mund të jetë kryetar i Londrës për vetëm tri ditë, por ai tashmë ka njoftuar planin tij për ndryshime në çmimin e transportit në kryeqytet.

Sipas planit të tij, qytetarët e Londrës do të mund që të bëjnë udhëtime me dy autobusë por duke paguar vetëm njërin, me kusht që kjo të ndodhë brenda një ore, njofton The Independent.

Ky plan i ri pritet të fillojë së zbatuari në shtator të këtij viti.

Sadiq Khan është kryetari i parë i Londrës që vije nga ndonjë pakicë dhe është myslimani i parë kryetar në këtë qytet.

Artikulli paraprakDjali 9-vjeçar i biznesmenit shqiptar që kishte 600 mijë euro
Artikulli vijuesKërkohet parandalimi i krimit kibernetik në Kosovë