Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka lavdëruar vendet në Lindjen e Mesme, që, sipas tij, janë duke punuar për të sjellë ndryshime politike dhe ekonomike në rajon.
Në një intervistë ekskluzive për rrjetin al-Hurra, Kerry ka vlerësuar lart përpjekjet e vendeve arabe për të luftuar luftëtarët e Shtetit Islamik, transmeton koha.net.
Marrë parasysh se 66 shtete marrin pjesë në luftën kundër grupit ekstremist, Kerry ka thënë se vendet në Lindjen e Mesme “janë thellë të angazhuara në këtë luftë”.
Sekretari amerikan ka thënë se SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë marrë masa specifike për të luftuar Shtetin Islamik, përfshirë ndërprerjen e fondeve të tyre, parandalimin e njerëzve të rinj për t’u indoktrinuar dhe reduktimin e luftëtarëve të huaj, duke forcuar rregullat e udhëtimit.