Këta janë kandidatët e partive për kryetar të Drenasit

Dorëheqja e Nexhat Demakut nga kryetari i komunës se Drenasit ka bërë që kjo komunë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndonëse ende presidenti nuk i ka shpallur zgjedhjet e parakohshme, kjo nuk po i pengon partitë politike të bëhen gati për zgjedhje.

Edhe pse zyrtarisht partitë thonë se ende nuk kanë vendosur se cilët do të jenë kandidatët për kryetar të kësaj komune, ‘Indeksonline’, merr vesh se nga LDK pritet të kandidoi Bedri Nika, ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje, Shemsi Elezi. E, Nisma në këto zgjedhje pritet të konkurrojë me Isa Xhemajlaj, kurse nga AKR pritet të jetë Elmi Thaçi.

PDK dhe AAK ende nuk kanë vendosur për kandidatët e tyre për kryetar të komunave.

Bedri Nika, LDK

Agim Veliu nënkryetar i LDK-së ka thënë për ‘Indeksonline’ se tash për tash ende nuk kanë vendosur se kush të do jetë kandidat i kësaj partie në këto zgjedhje. Sipas tij, fillimisht duhet pritur që të shpallen zgjedhjet në këtë komunë.

Edhe Basri Musmurati, sekretar i PDK-së thotë se kjo çështje nuk është diskutuar në organe të partisë. Ndërsa shprehet i sigurt në fitoren bindëse të PDK-së në këtë komune.
Ndërsa, Haxhi Shala nga Nisma për Kosovën, ka thënë se për kandidatin e Nismës do të vendos dega e kësaj partie në këtë komunë. Ai shprehet i bindur se kandidati i kësaj partie do t’i fitojë zgjedhjet në këtë komune.

Isa Xhemajlaj, NISMA për Kosovën

“Të gjitha sondazhet të cilat i kemi bërë ditët e fundit thonë se qytetarët e Drenasit kërkojnë një ndryshim sepse janë të lodhur më këtë keqqeverisje”, ka thënë Shala.

Ai ka kërkuar nga partitë opozitare qe të mbështesin kandidatin e Nismës për kryetar sepse janë favorit për të fituar këtë komune.

Ndërsa, Shkodran Hoti zyrtar për informim në Vetëvendosje thotë se në këtë lëvizje, kandidati për kryetar në secilën komunë votohet nga anëtarësia e qendrës në atë komunë.

Shemsi Elezi, VV

“Kështu do të jetë edhe në Drenas, ku gjithçka do ecën sipas procedurave që parasheh Statuti i organizatës sonë. Gara do të jetë e hapur, por nuk jemi marrë ende me emrat”, ka thënë Hoti për ‘Indeksonline’.

Elmi Thaqi, AKR

Ai thotë se VV është duke u rritur anekënd vendit përfshire edhe në Drenas. ‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin edhe të AAK-së, mirëpo kontakti me zyrtar të kësaj partie ka qenë i pamundur./Indeksonline/

Artikulli paraprakPK DEMANTON ''NUK KA PASUR KAMPE TERORIZMI NE KOSOVË''
Artikulli vijuesDaçiq: Njëherë të realizohen marrëveshjet më pas të vazhdojë dialogu