Këto cilësi ju bëjnë më tërheqës

Disa nga ne mund të besojnë që vetëm njerëzit e bukur janë tërheqës.

Por, në të vërtetë, neve na duken njerëzit tërheqës duke u bazuar edhe në faktorë të tjerë përveç pamjes së jashtme.

Në fakt, sharmi dhe tërheqja ndaj një personi nuk janë gjithmonë të përcaktuar nga pamja e tyre fizike.

Gjëja kryesore është magjia e tërheqjes.

Më poshtë gjeni listën e 10 cilësive “magjike”:
Ndjeshmëria

Shumë njerëz besojnë se nëse keni një pamje që pranohet në shoqërinë moderne si “e bukur” është e vetmja mënyrë. Në fakt është një mendim i gabuar. Kjo cilësi absolutisht nuk varet nga pamja e jashtme. Kjo varet nga vetëkontrolli, karizma dhe vetëbesimi.

Të pasurit qëllime

Personi që lufton për atë që do, dhe përmes veprimeve të tij apo saj, dëshmon se gjithçka është e mundur në këtë botë, nuk mund të mos jetë tërheqëse.

Sensi i mirë i humorit

Është njëra ndër tiparet që vërehet më së shumti. Sensi i mirë i humorit është një cilësi e një personi interesant dhe është çelësi i suksesit në çdo bisedë.

Është sikur shigjeta e “perëndisë së dashurisë” që do të të godasë gjithsesi.

Eleganca

S’ka rëndësi se sa e përkryer dukesh, mungesa e mirësisë në lëvizjet tua do ta shkatërrojë pamjen tuaj.

Nëse mund të lëvizësh butësisht derisa jeni duke vallëzuar, ose kur ecni në një mënyrë më tëreqëse apo nëse keni një gjuhë trupi mahnitëse, përfundimisht do të ju bëj të dukeni tepër tërheqëse.

Vetëbesimi

Një zë i heshtur, supe të rrumbullakosura, dhe mungesa e mendimit të tij apo saj janë shenjat e një personi krejtësisht jo tërheqës.

 

Vendosmëria

Të kesh dyshime nuk është një tipar tërheqës, dhe kjo nuk do t’ju çojë në një marrëdhënie të shëndetshme.

Një person duhet të jetë i vendosur për çdo gjë, duke filluar me vendimet se cilën akullore të blejmë dhe duke përfunduar me zgjedhjen e vendit në të cilin doni të jetoni.

Intelekti

Intelekti nuk është të bëheni ekspert në një çështje në universitet.

Është aftësia për të treguar gjykim të drejtë.

Një person i cili mund të kuptojë të gjithë, pa dyshim, tërheqje dhe magjepsje.

Detajet

Edhe detajet më të padukshme dhe më qesharake në pamjen tuaj mund të jenë aq tërheqëse sa që imazhi juaj do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e personit të duhur.

Kushtoni vëmendje detajeve.

Aftësia për të qenë një person interesant për ti folur

Nuk është vetëm të kesh një mendim të gjerë dhe të kesh mendimet e tua.

Është gjithashtu në lidhje me aftësinë për të dëgjuar.

Duhet të jetë një bisedë e barabartë, jo një ku dikush flet vetëm për vetën.

Origjinaliteti

Të qenit unike ka vlerën e arit në botën moderne të kopjeve.

Në të vërtetë, të gjithë janë të veçantë.

Disa thjesht nuk kanë dalë nga guaska e tyre ende, dhe të tjerët mendojnë se të gjitha gjërat e veçanta rreth tyre janë “ të pa përsosura”.

Por, në fakt , të gjitha këto gjëra të vogla, të cilat ju mund të mos i pëlqeni në lidhje me veten, të bëjnë ajo që jeni.

Kështu që qëndro e veçantë, qëndro unike!

Artikulli paraprakPërfitimet nga Çokollata
Artikulli vijuesSi të mbroni veten dhe familjen tuaj nga sëmundjet e dimrit