“Të gjithë e morëm vesh pse BDI-ja aq ngutshëm e ngriti shqiponjën dykrenore prej llamarine në një lagje periferike të Shkupit: vetëm sa ta mbulojë turpin e saj që nuk mbulohet me asgjë – pajtimin e dhënë për ngritjen e kryqit gjigantë në hyrje të lagjes Butel të Shkupit! Dhe kështu, Shkupin të cilin u munduan ta deshqiptarizonin mbretër e perandorë, më në fund e deshqiptarizoi regjimi VMRO-BDI. Pra BDI-ja është ajo që e ndihmoi VMRO-në që Shkupin ta shfytyrojë dhe ta shkëput nga e shkuara e tij e vërtetë, duke ia ‘ndërtuar’ një të kaluar që nuk e ka pasur kurrë – atë që ka vetëm simbolin sllav dhe ortodoks!” (Kim Mehmeti)